Kreditë e këqia, në maj 1.08
miliardë dollarë amerikanë
Muaji maj ka shënuar një frenim të rritjes së huave me probleme, për herë të parë gjatë dekadës së fundit, sipas të dhënave që bëhen publike nga Shoqata Shqiptare e bankave.
TIRANE - Muaji maj ka shënuar një frenim të rritjes së huave me probleme, për herë të parë gjatë dekadës së fundit, sipas të dhënave që bëhen publike nga Shoqata Shqiptare e bankave. Por shifra nominale e tyre ka qenë më e madhe se një muaj më parë, duke arritur nga 1.07, në 1.08 miliardë USD.
Portofoli i kredive me vonesë të bankave në maj ishte 20.6% e totalit, i njëjti nivel si dhe në muajin prill. Kjo tendencë shënon një ecuri relativisht pozitive të sistemit bankar, pas një rritjeje të vazhdueshme të huave problematike në vend gjatë viteve të fundit. Rritja e lehtë e stokut të kredisë në maj, në raport me muajin prill, me rreth 0.7% me bazë mujore, duket se ka ndikuar në mosrritjen e huave problematike. Përgjatë 2012-s, deri në muajin prill, huatë me problem u rritën vazhdimisht, 18.9%, që rezultoi në fund të vitit 2011 në 20.1% në fund të tremujorit të parë 2012 dhe 20.6% në fund të muajit prill.
Rritja e kredive me probleme reflekton vështirësitë me të cilat po përballet biznesi shqiptar, që po vuan një krizë likuiditetesh, po haset me një konsum të brendshëm të frenuar dhe ekonomi të ngadalësuar, por dhe me një rënie të porosive nga partnerët ndërkombëtare (i reflektuar në tkurrjen e eksporteve), si rrjedhojë e krizës së borxheve të eurozonës.
Sipas të dhënave të detajuara nga Banka e Shqipërisë deri në fund të muajit mars ka vijuar shtimi i huave të humbura (mbi 365 ditë vonesë, kur banka nuk ka më shpresa se mund ta marrë huanë për shkak se kreditori mund të ketë falimentuar, kredimarrësi mund të ketë vdekur dhe askush nuk mund të paguajë kredinë; banka ka nisur procesin e ekzekutimit të kolateralit, apo dhe kredia është ristrukturuar më shumë se dy herë dhe situata nuk ka ndryshuar). Ky tregues është zgjeruar në 6.1%, nga 5.7%, që ishte në fund të 2011-s. Në vlerë absolute është 240 milionë euro shuma e huave që konsiderohen të humbura dhe bankat nuk kanë më shpresë se do t’i rikuperojnë.
(gk/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
35.8%
-
Jo
55.6%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 509
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Biznesmeni amerikan pro-Trump thur planin për të blerë tubacionet ruse të gazjellësit Nord Stream 2
25 Nëntor, 12:32
-
Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën
25 Nëntor, 12:12
-
Kosova po ndërton stacione të reja policore në veri, kryeministri Albin Kurti e konfirmon: Do shërbejë Policia Kufitare!
25 Nëntor, 12:11
-
Pilaf me pulë i mbështjellë në petë nga zonja Albana
25 Nëntor, 11:44
-
Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit
25 Nëntor, 11:41
-
Patëllxhanë të mbushur në shtrat salce nga zonja Albana
25 Nëntor, 11:38
-
Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari
25 Nëntor, 11:34
-
Media italiane: Plani B i Melonit për qendrën e emigrantëve në Gjadër
25 Nëntor, 11:33
-
Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit
25 Nëntor, 11:31
-
Misteri i zhdukjes së australianit në Valbonë/ Zbulohen detaje të reja, mesazhi i fundit me mikeshën e tij
25 Nëntor, 11:27
-
Çelet tregu i Krishtlindjeve në Berat! Qyteti i UNESCO-s, i magjishëm me ngjyrat e dritat festive
25 Nëntor, 11:26
-
E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij (EMRI)
25 Nëntor, 11:18