Kreditë e këqija, Konfindustria:
Të kthehet ‘titulli ekzekutiv’

Kreditë e këqija, Konfindustria:<br />Të kthehet ‘titulli ekzekutiv’
TIRANE – Konfindustria kërkoi sot të merren masa për zhbllokimin e kapitaleve të bizneseve të falimentuara për shkak të kredive të pashlyera. Përmes një njoftimi për shtyp Konfindustria tha se qeveria duhet të ndryshojë legjislacionin për kthimin ne “titull ekzekutiv” të kolateralit të kredive. Sipas kësaj shoqate, kjo do të bëjë të mundur qarkullimin e aseteve dhe kapitaleve financiare, te bllokuara deri më tani.

Deklarata e Konfindustrisë merr shkak nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë për tejkalimin e pragut te 20% te masës se “kredive te keqija” kundrejt portofolit te përgjithshëm te raportuara ne 5 mujorin e pare te vitit 201.

Praktikat e derisotme, shprehet Konfindustria në një njoftim për shtyp kanë treguar se sistemi gjyqësor ka bllokuar ekzekutimin e kolateraleve të kredive me pasoja të rënda për qëndrueshmërine e sistemit bankar.

Konfindustria vlereson, se ndermarrja e masave te mësiperme është e domosdoshme sidomos ne kushtet e pasojave te krizës globale, qe ka prekur ndjeshem edhe ekonominë dhe sidomos industritë shqiptare pasqyruar ne vitin e vështirë 2012 në vazhdim e shprehur para se gjithash me uljen e ndjeshme të likuiditetit në treg. (r.d./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën