Kreditë e buta, mosha që duhet dhe sa lekë mund të përfitojnë familjet

Kreditë e buta, mosha që duhet dhe sa lekë mund të përfitojnë familjet

Foto ilustruese

Bashkia e Tiranës ka gati projektvendimin e ri për kreditë e buta, duke bërë që të përfitojnë edhe çiftet që më parë nuk plotësonin kriteret. Në këtë vendim të ri është ndryshuar mosha maksimale për të përfituar kredi, si dhe është rritur afati i kredisë së butë, dukë bërë që familjet e reja të paguajnë një këst më të ulët. Do të jenë rreth 500 familje të tjera të cilat pritet të marrin kredi të butë nga Bashkia e Tiranës.

“Pas aplikimit me sukses të thirrjes së parë prej 1 mijë kredi të zbutura për shtëpi, Bashkia e Tiranës do të hap thirrjen e dytë për familjet e reja që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë sipas normave të interesave të tregut. Në total do jenë në dispozicion rreth 500 kredi me interesa të ulëta dhe që do mund të përfitohen nga familjet e reja dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara. Bashkia e Tiranës ka përgatitur tashmë projektvendimin "Për miratimin e programit social të strehimit nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredisë", i cili pritet të miratohet në mbledhjen e ditës së enjte në Këshillin Bashkiak”, - thotë Bashkiae Tiranës.

Familjet që marrin kredi të butë

Përbëhen nga çifti i ri me moshë totale deri në 70 vjeç.

Përbëhen nga familje të reja që kanë në ngarkim persona me aftësi të kufizuar apo persona në pension.

Nuk kanë në pronësi një banesë.

Kanë të ardhura sipas limitit të përcaktuar në këtë program.

Nuk janë dhe nuk kanë qenë përfitues të programeve të tilla të ngjashme më parë.

Ndryshimet
Sipas këtij projektvendimi, duke u nisur nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë është parë e arsyeshme të ndryshojnë disa nga përbërësit e skemës së subvencionimit të interesave të kredisë dhe kufijtë minimal dhe maksimal të nivelit të të ardhurave që duhet të plotësojnë aplikuesit.

Së pari ndryshon mosha e përfituesve pasi është marrë në konsideratë fakti që disa përfitues për shkak të moshës së madhe janë penguar në klasifikimin për kredi. Tashmë mosha e çiftit duhet të jetë me moshë totale deri në 70 vjeç. Së dyti afati subvencionimit të kredisë do të rritet nga 15 në 20 vjet, duke bërë që kësti mujor për një familje përfituese të jetë më i ulët dhe më i përballueshëm. Së treti, ndryshojnë edhe të ardhurat e përkohshme.

Aplikimet 
Të gjithë aplikantët që të përfitojnë nga kjo mundësi që u ofrohet nga Bashkia e Tiranës duhet të kalojnë dy faza aplikimi:

Faza e parë e aplikimit:

a) Çdo aplikant që ka mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet, që janë të regjistruara në zyrat e gjendjes civile të Bashkisë Tiranë, të cilat, në momentin e aplikimit, plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikat ligjit "Për programet sociale të strehimit" kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për të përfituar nga programi "Subvencionimi i interesave të kredisë".

b) Aplikantët duhet të plotësojnë Formularin e Strehimit TIP, pranë Njësisë Administrative

përkatëse, të cilit do t'i bashkëlidhin edhe dokumentacionin si më poshtë:

-Deklaratën e vërtetësisë së informacionit të pasqyruar në formularin e strehimit;

-Kopjen e kartës së identitetit të aplikuesit;

-Certifikatën familjare;

c) Pas plotësimit të formularit dhe dokumentacionit, Njësitë Administrative përkatëse i përcjellin ato në Bashkinë Tiranë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social, e cila realizon procesin e seleksionimit të formularëve të vlefshëm sipas këtyre kritereve:

-Individët të cilët në momentin e paraqitjes se kërkesës kanë mbushur moshën 18 vjeç.

-Familjet të cilat në momentin e paraqitjes së kërkesës nuk kanë në pronësi një banesë;

-Familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit;

-Familjet që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar.

Pas marrjes së njoftimit, familjet përfituese, dorëzojnë pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë Tiranë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që vërteton deklarimin dhe vërtetësinë e plotësimit të formularit të strehimit në bazë të të cilit janë përzgjedhur fitues.

Faza e dytë e aplikimit:

a.Drejtoria e Strehimit Social, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme për Marrëdhëniet me Publikun dhe Jashtë shpallin njoftimin për dorëzimin e dokumentacionit që duhet të dorëzojnë individët apo familjet që kanë kaluar fazën e parë të aplikimit.

b.Familjet përfituese pas marrjes së njoftimit nga Drejtoria e Strehimit, paraqesin pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë Tiranë të gjithë dokumentacionin e kërkuar dhe që mbështetet në deklarimet e bëra dhe që aprovon vërtetësinë e aplikimin të bërë në momentin e dorëzimit të formularit të strehimit pranë Njesisë Administrative përkatëse.

Pas marrjes në dorëzim, të listës së inventarit, Komisioni i Strehimit, në bazë të dokumenteve të dërguara nga aplikuesit, kritereve për përzgjedhjen e përfituesve dhe formulës së pikëzuar, shqyrton dhe vlerëson aplikimet, duke vendosur piket për secilin aplikim.

Kufiri maksimal i kreditimit për familjet llogaritet deri në 80% të vlerës së pasurisë (bazuar tek kontrata e shitjes). Llogaritja e pagesave mujore (kësteve) është bërë, duke supozuar që interesi për kredimarrësin do të jete në normën 3%, për një periudhë kohe 20 vjeçare.

Dokumentat që duhen
Formulari i Strehimit i plotësuar pranë njësisë administrative në të cilën aplikanti ka vendbanimin. Certifikata e lindjes e aplikantit dhe certifikata e gjendjes familjare. Vërtetimi i vendbanimit në bashkinë ku kërkohet vendstrehimi ose leje banimi për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit. Vërtetimi i të ardhurave neto të familjes/individit. Dokumenti përkatës nga punëdhënësi(vërtetim punësimi), për detyrën dhe të ardhurat e aplikantit dhe të personave të tjerë të familjes që janë në marrëdhënie pune. Dokumenti nga organet tatimore dhe nga sigurimet shoqërore për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të gjithë anëtarët e punësuar në familje. Vërtetimi nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të qeverisjes vendore për anëtarë, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar.

Vërtetimi nga zyra e punës e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë. Vërtetimi nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension. Dokumenti zyrtar i celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës, për çiftet e reja. Vërtetimi nga ZRPP se familja apo ndonjë anëtar i saj nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis që mund të përdoret si e tillë. Vërtetimi nga ZRPP për sipërfaqen e pronës që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi për strehim. Vërtetimi nga ZRPP të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për familjet që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi, për të gjithë anëtarët e familjes.

Vendimi i Gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara. Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Policisë së Burgjeve etj. Dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse për viktimat e dhunës në familje. Urdhri i Mbrojtjes i lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, seksioni familjar (fotokopje e njehsuar me origjinalin). Vërtetim nga strukturat e shërbimit social, qendrave sociale dhe rehabilitimit për viktimat e dhunës pranë njësive të qeverisjes vendore. Deklaratë noteriale që lëshohet nga kryefamiljari që shprehet se është dakord që kredia të lëvrohet për aplikantin që rezulton i përfshirë në Formularin e Strehimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë