Lista e 1000 fituesve gati! Drejtoresha e Shërbimit Social për Report Tv: Kategoritë që kanë fituar kreditë e buta!

TIRANË- Brenda 31 dhjetorit, Bashkia Tiranë shpall fituesit e kredisë së butë. 1000 qytetarë nga 2400 që kanë aplikuar do të jenë përfituese. Anisa Subashi, Drejtoresha e Shërbimit Social në Bashkinë Tiranë në studion e Report Tv ka listuar kategoritë që janë më të favorizuara për ta fituar.

“Ne jemi në fazën përmbyllëse. Është bërë gati gjithë listën për të ja çuar këshillit bashkiak. 1000 familje do jenë fitues të kredisë së butë. Kanë aplikuar 2400 individ. Patjetër ka pasur një sërë kriteresh. Ka qenë periudhë e gjatë. E zgjatëm afatin për shkak të pandemisë, karantinës. Në fokus tre kategori. Rom e egjiptian, gratë e vetme dhe çifteve e reja. Nuk kemi penalizuar as kategoritë e tjera. Fëmijët jetim, me një familjar me aftësi të kufizuar. Është për individët me të ardhura mesatare", tha Subashi.

Subashi shpjegoi në Report Tv se për t'u bërë përfitues i kredisë, aplikuesi duhet të ketë të ardhura mujore nga 31 mijë lekë deri në 115 mijë lekë. Përfituesit do të paguajnë norma fikse të interesit 3%, për një afat kohor maksimal nga 20 deri në 35 vjet.

"Kanë një sasi parash, por nuk marrin dot kredi në tregun e lirë. Kemi interes prej 3%. Për një periudhë 20 deri në 35 vjeçar. Kemi bashkëpunim me 3 banka të nivelit të dytë. E vendosin vetë qytetarët sa duan të paguajnë. Patjetër se në varësi të strukturës familjare është edhe pagesa që përfitojnë. Të gjitha të ardhurat e familjes nuk duhet të jenë poshtë 31 mijë lekshi. Varion në bazë familjes. Pasi nxjerrim fituesit, automatikisht qytetarët shkojnë në banka dhe plotësojnë dokumentacionet. Banesa duhet të jetë brenda territorit Tiranë. Edhe në fshat. Banesa duhet të ketë certifikatë pronësie. Ne kemi përmbyllur ciklin tonë dhe individët kanë plotësuar kriteret. Individët nuk duhet të kenë pronësi një banesë. Pas kësaj faze individë nuk kanë më të drejtë të sjellin dokumente. Brenda pak ditësh e mësojnë qytetarët fitues. Procesi ishte i ndarë në 2 faza. Në të parë plotësonin një formular vetdeklarimi. Në fazën e dytë sillnin dokumente. Një pjesë dokumentacioni është marrë online. Në momentin e daljes së fituesve kanë 6 muaj kohë që të shkojnë në institucionet financiare. Bankat nuk janë pengesë. Patjetër që edhe ata kanë kriteret e tyre”, përfundoi Subashi. 

VIDEO/ Intervista e plote

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Latif: 14/12/2020 18:35

    Po kategorine me teser partije pse se thua,kategorine qe i merret tvsh-ja po ashtu. Te rroje partia dhe shoket e Komitetit Qendror!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës