Kreditë e buta për të pastrehët, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë: Për 2021 mbeten edhe 300 aplikime të hapura, për vitin e ardhshëm nuk ka vendim

TIRANË- Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti ka dhënë detaje për Report Tv në lidhej me hapjen e aplikimeve për kreditë e buta për familjet dhe çiftet që duan të blejnë shtëpi. E ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Ruseti tha se për vitin 2021 kredinë e kanë përfituar 700 mijë qytetarë, ndërkohë tani janë hapur aplikimet edhe për 300 të tjerë.

“Viti i 4 që në shpallim aplikimet për 1 mijë fitues të kredisë së butë. Kemi bërë aplikimet këtë vit, por vetëm 700 kanë dalë fitues tek banka e nivelit të dytë dhe kemi një thirrje tjetër prej 300 fituesish të cilët duhet të mbyllin vitin dhe të kemi 1 mijë fitues në total”, tha Ruseti për Report Tv.

Nënkryetarja shpjegoi se cilat kategori mund të aplikojnë, ku theksoi se prioritet i Bashkisë janë çiftet e reja dhe nënat kryefamiljare, por mund të aplikojë çdo person mbi 18 vjeç, banues në Bashkinë Tiranë, që nuk ka një banesë apo banesa aktuale nuk i plotëson normat e strehimit.

“Lejohet të aplikojnë çdo individ mbi 18-vjeç banori bashkisë së Tiranës, ne kemi prioritet çiftet e reja, pastaj nënat kryefamiljare, familjet me një anëtar në familje me aftësi të kufizuar, komunitet rom dhe egjiptiane. Kemi një siste pikëzimi që i jep prioritet këtyre kategorive por edhe familjet që nuk janë pjesë e këtyre kategorive mund të aplikojnë për programin tonë të kredisë së butë.

Aplikimi është i ndarë në dy faza, në fazën e parë që e kemi hapur ditën e djeshme dhe do zgjasë 1 muaj, është vetëm plotësimi i formularit të strehimit, formular që bëhet me vetë deklarim, shkon në njësitë administrative dhe e plotëson të dhënat e familjes së vet, nivelin e tij të ardhurave dhe patjetër në rastet kur ai e ka një banesë duhet të jetë nën normat e strehimit. Kriteri kryesor është që të jetë i pastrehë, por edhe nëse ka një apartament që është nën normat e strehimit i lind e drejta të aplikojë. Ata që janë shpallur fitues në fazën e parë iu lind e drejta që të sjellin dokumentacionin justifikues mbi vetëdeklarimin e tyre në një fazë të dytë”, tha nënkryetarja për Report TV.

Koseti tha se ende nuk është marrë një vendim nëse për vitin 2022 do të ketë thirrje për aplikim, pasi Bashkia do jetë e fokusuar për të përfunduar procesin e rindërtimit.

“Nuk e dimë nëse do kemi thirrje të re për vitin 2022 duke qenë se fokusuar në 2022 do lidhet me procesin e rindërtimit dhe sidomos me përmbylljen definitive të atyre që janë prekur nga tërmeti dhe  do duhet të kalojnë në banesat e reja”, u shpreh ajo.

Bashkia Tiranë hapi aplikimet për kreditë e buta më 4 dhjetor, ndërsa aplikimet do të zgjasin një muaj, deri më datë 10 janar.

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë