Nga 35 korporatat e mëdha që zotëronin 65% të kredisë me probleme në vitin 2015, 16 prej tyre tashmë e kanë kaluar një proces ristrukturimi të arritur me marrëveshje dypalëshe ndërmjet bankave. Ndërkohë, burime nga Banka e Shqipërisë pohojnë se, nga grupi i të 35-ave, 7 korporata nuk e kalojnë procesin e ristrukturimit dhe ndaj tyre do të zbatohet falimenti, ndërsa 9 korporatat e mbetura do të ristrukturohen në vjeshtë nëpërmjet marrëveshjes së re të arritur.
Këto kompani të mëdha, me moskthimin e kredive, po mbajnë peng zhvillimin e ekonomisë dhe janë pjesa më e vështirë e procesit të rregullimit të kredisë së keqe, të shtruar për zgjidhje. Pas vitit 2015, Banka Botërore, me një projekt të posaçëm mori në skaner një nga një kreditorët e mëdhenj.
Ato u studiuan në mënyrë individuale, ndërsa kanë kredi të pakthyera në disa banka. Për kompanitë pjesërisht të shëndetshme, rekomandohet të gjejnë burime alternative jashtë bankave. Këtu mund të ndërhyjë qeveria për të blerë një pjesë të borxhit ose kolateralit të këtyre korporatave, në mënyrë që atyre t’iu sigurohen likuiditetet e nevojshme për ristrukturimin.
Procedura e falimentimit, e rregulluar nga projektligji i ri, i shtrin efektet e veta mbi çdo debitor qoftë ky individ, tregtar, familje bujqësore, person juridik privat ose publik, fitimprurës ose jofitimprurës që ndjek qëllime ekonomike, shoqëri e thjeshtë, ose njësi administrative vendore.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3111
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kreditë për shtëpi do 'kufizohen', Banka e Shqipërisë në 'skaner' huatë për pasuritë e paluajtshme: Po vlerësojmë ekspozimin e bankave ndaj sektorit
19 Shtator, 16:51
-
Fluks kërkesash për kredi për shtëpi, Bankat forcojnë kushtet! Çmimet larta të pronave ‘trembin’ bankat
22 Gusht, 17:31
-
Shifrat/ Në banka janë mbi 37 miliardë lekë kredi të këqija! Vlera u rrit me 2 miliardë në gjashtë muaj! Bizneset më problematikët
19 Gusht, 13:57
-
Bizneset e qytetarët po i paguajnë në kohë kreditë, edhe pse interesat janë rritur! Banka e Shqipërisë liston arsyet që sollën rënie të kredisë së keqe
10 Maj, 13:56
-
Raporti i Bankës së Shqipërisë/ Kreditë me probleme u ulën në nëntor, por janë 16.9 mln euro më të larta se në vitin 2022
11 Dhjetor 2023, 13:48
-
BSH/ Kreditë me probleme u ulën në 5.24% në shtator, por në raport me vitin 2022 janë në rritje
10 Nëntor 2023, 17:37
-
A janë fitimet e korporatave ato që nxisin inflacionin global?
29 Maj 2023, 07:32
-
Bankat ‘dorështrënguar’ nga kriza, refuzojnë 18% të aplikimeve për kredi! Inflacioni rrezikon këstet, bie cilësia e huave
30 Shtator 2022, 16:31
-
Më pak kredi për biznesin e vogël, bankat rrisin interesat! Banka e Shqipërisë: Më të rrezikuara nga rritja e çmimeve, sipermarrjet e vogla dhe mikro
16 Gusht 2022, 20:51
-
Kreditë e këqija shkojnë në nivelin më të ulët historik, Banka e Shqipërisë: Në janar zbritën 5.4%
10 Mars 2022, 17:35
-
Kreditë e këqija zbresin në nivelin më të ulët historik! BSH: Kreditë me probleme 6.2%, u rritën aftësitë paguese
10 Janar 2022, 17:34
-
Niveli më i ulët historik, kreditë e këqija zbresin në 6.35%
10 Dhjetor 2021, 19:28