Kreditet, mjekët, infermierët e
dentistët, kush do të pezullohet

Kreditet, mjekët, infermierët e<br />dentistët, kush do të pezullohet
TIRANE- Më shumë se 700 mjekë, infermierë dhe dentistë që nuk kanë grumbulluar asnjë kredit përgjatë pesë viteve nuk do të mund të ushtrojnë më profesionin e tyre. Burime pranë Qëndrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, bëjnë me dije se listat e profesionistëve që e kanë 0 numërin e krediteve është gati. Për grupin e profesionistëve që nuk kanë asnjë kredit, do tu hiqet licenca në momentin që do të publikohen emrat në listën e QKEV.

Gjithashtu QKEV ka përgatitur dhe listën paraprake të mjekëve dhe infermierëve të cilët nuk kanë plotësuar kreditet e mjaftueshme. Aktualisht u janë njohur kreditet rreth 7400 mjekëve, dentistëve dhe infermierëve.

Për tu njohur kreditet personat që ushtrojnë profesionin e tyre duhet të plotësojnë formularin e mëposhtëm. Por çfarë do të ndodhë me ata profesionistët që nuk kanë plotësuar kreditet e mjaftueshme? Sipas Qëndrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim vendimi i Bordit të Ricertifikimit dhe Akreditimit u jep vetëm vetëm një mundësi bluzave të bardha për të ruajtur vendin e punës. Pas datës  15 prill ata mjekë, dentist apo infermierë që u mungojnë kreditit, do të kalojnë në provim ricertifikimi.
 
Provimi
Provimi do të bazohet në programet orientuese që do të hartohet nga Urdhërat e Profesionistëve, nga fakultete e Universitetit të Mjekëisë dhe nga shoqatat e profesionistëve të shëndetit. Provimi do të ketë për synim, testimin e përgjithshëm të kandidatëve, për të kuptuar nëse janë të aftë për ta ushtruar profesionin apo jo.

Testi do të ketë vetëm pyetje teorike si dhe do të bazohet dhe në teknologjinë e re që tashmë është futur në shëndetësi. Sipas të dhënave janë më shumë se 3200 mjekë, infermierë dhe dentistë që nuk kanë plotësuar kreditet. Konkretisht nga të dhënat e fundit të QKEV janë 1700 mjekë , 550 farmacistë dhe 1000 dentistë.  Duhet thekësuar se profesionistët që nuk kanë plotësuar kreditet vijnë si nga sektori privat dhe nga sektori publik. Sipas të dhënave paraprake ka një numër të lartë profesionistësh të cilët vijnë nga zonat periferike. 
 
Profesionistët
-Pas datës 15 prill profesionistët që nuk kanë përmbushur detyrimet duhet t’i nënshtrohen provimit të ricertifikimit. Afati për të dhënë provimi do të jetë 6 muaj, pas shpalljes së emrave nga QKEV
 
-Brenda datës 15 prill 2015, urdhrat e profesionistëve dhe fakultetet përkatëse të Universitetit të Mjekësisë, në bashkëpunim me shoqatat e profesionistëve të shëndetit do të hartojnë programet orientuese për të gjithë kategoritë e profesionistëve që do të duhet t’i nënshtrohen provimit të ricertifikimit


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike