/ATSH-AFP/ - Presidenti sirian, Bachar al-Assad i kërkoi Moskës t'i japë një ndihmë ushtarake, deklaroi sot kreu i administratës presidenciale, Serguei Ivanov menjëherë pas dritës së gjelbër nga Senati rus për Vladimir Putinit përsa i përket përdorimit të forcës ushtarake.
"Presidenti sirian iu drejtua qeverisë së vendit tonë për t'i kërkuar një ndihmë ushtarake", deklaroi ai për gazetarët.
Moska do të reagojë konfor normave të të drejtës ndërkombëtare.
"Presidenti, Vladimir Putin, i kërkoi sot senatit rus që të autorizojë përdorimin e forcës ushtarake jashtë vendit", njoftoi Kremlini, ndërkohë që Rusia është duke vepruar në aspektin diplomatik dhe ushtarak mbi dosjen siriane.
"Senatorët rusë miratuan me unanimitet kërkesën e presidentit, Vladimir Putin për përdorimin e forcës ushtarake jashtë vendit, njoftoi shefi i administratës presidenciale, Serguei Ivanov.