Kremlini: Lukashenko është president legjitim! Putin urdhëron dërgimin e vaksinës ruse në Bjellorusi

Pas javësh protestash në rrugë Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko vizitoi mikun e tij Vladimir Putin në vendpushimin e këtij të fundit në Soçi, në Detin e Zi, në përpjekje për të gjetur mbështetje të mëtejshme për regjimin e tij të lëkundur kurse Rusia për të rritur ndikimin e saj në vendin fqinjë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov deklaroi se Rusia do ti jap një hua prej 1.5 miliardë dollarësh Bjellorusisë në shenjë mbështetjeje politike dhe ekonomike. Peskov tha gjithashtu se dy presidentët kishin rënë dakord për të rritur bashkëpunimin tregtar dhe theksoi se për Kremlinin ai është president legjitim i Bjellorusisë.

Mësohet se Putin ka urdhëruar edhe që grupi i parë i vaksinës ruse kundër koronavirusit të përgatitet për dërgim edhe në Bjellorusi.

Agjencitë ruse të lajmeve njoftuan se Moska ka nisur ndërkohë në Bjellorusi grupe parashutistësh për manovrat e përbashkëta ushtarake të emërtuara "Vëllazëria Sllave".

Te dielën, gjatë protestave ku morrën pjesë rreth 100 000 njerëz, policia ka arrestuar mbi 700 njerëz që hodhën parulla kundër Lukashenkos.

Nga ana tjetër Brukseli po punon për vendosjen e një seri sanksionesh që do të shkojnë nga ndalimi i hyrjes në Bashkimin Europian e deri  te ngrirja e pasurive të 31 zyrtarëve që kanë manipuluar zgjedhjet e 9 gushtit dhe kanë ushtruar dhunë dhe repression mbi opozitën në Bjellorusi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër