Kremlini nuk konfirmon takimin mes Putinit dhe Kim Jong-Un

Kremlini nuk konfirmon takimin mes Putinit dhe Kim Jong-Un

1693854675_kkkkk.jpg

Prej disa ditësh po diskutohet se mund të ketë një takim mes Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidentit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.

Thuhet se ata do diskutonin për mundësinë e furnizimit të Rusisë me më shumë armatime për luftën e saj në Ukrainë dhe bashkëpunime të tjera ushtarake, sipas amerikanëve dhe atyre ushtarakë.

Së fundmi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i’u përgjigj gazetarëve të cilët i kërkuan të konfirmonte lajmin e një takimi të ardhshëm midis dy liderëve.

Ai tha se nuk mund ta konfirmonte këtë gjë dhe se nuk kishte asgjë për të thënë rreth kësaj çështjeje.

"Jo, nuk mund ta konfirmojmë këtë. Nuk kemi asgjë për t'ju thënë për këtë", tha Peskov.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Putin: Hebreu Zelensky drejton Kievin për të mbuluar nazizmin! SHBA: Koreja e Veriut do të paguajë pasojat nëse i furnizon Moskën me armë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar! Shpërthimi ishte i qëllimshëm

Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar! Shpërthimi ishte i qëllimshëm