Kremlini: Putin është i hapur për dialog me Scholzin

Kremlini: Putin është i hapur për dialog me Scholzin

Olaf Scholz dhe Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i hapur për dialog me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Kështu tha ka deklaruar sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për mediat ruse.

"Ne kemi thënë vazhdimisht, jemi të hapur për dialog," tha Peskov.

Deklarata e tij vjen pasi ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha të premten se Putin as nuk ka më gatishmëri të flasë me kancelarin përmes telefonit.

Ndërkohë kancelari gjerman gjatë deklaratave të fundit është shprehur se duhet të shikohen mundësitë për paqe në Ukrainë.

Scholz ka komunikuar për herë të fundit me Putinin në telefon në dhjetor të vitit 2022.

Në atë kohë ai i kërkoi një zgjidhje diplomatike dhe tërheqje të trupave ushtarake ruse prej  territorit të Ukrainës.

Ndërsa në qershor të këtij viti, Scholz ka thënë se nuk e përjashton një bisedë me Putinin në të ardhmen, por vetëm nëse ekziston një temë specifike për ta diskutuar.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI