Besimtarët e krishterë kremtojnë Krishtlindjen, Papa Françesku: Vëllazëri mes kombeve dhe besimeve të ndryshme

Besimtarët e krishterë në të gjithë botën kremtojnë sot Lindjen e Krishtit. Në Tiranë, besimtarët katolikë festuan në një meshë që u mbajt në Katedralen e "Shën Palit" në mesnatë (Lexo këtu). Imzot George Frendo gjatë fjalës së tij në meshën e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit referuar ngjarjeve të fundit politike ka bërë apel për dialog dhe jo dhunë.

Ai u shpreh se problemi më i madh i Shqipërisë sot është largimi i të rinjve, prandaj u bëri apel pozitës dhe opozitës që të ulen për të zgjidhur problemin e papunësisë. Frendo këshilloi të rinjtë që të kërkojnë më shumë për të krijuar një Shqipëri më të mirë, ndërsa shtoi se shqiptarët ka vuajtur shumë dhe tani meritojnë një jetë më të mirë.

Ndërsa mesha e ortodoksëve u mbajt mëngjesin e sotëm në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” e cila u drejtua nga kryepeshkopi Anastas Janullatos. Dita e Krishtlindjeve në Shqipëri festohet jo vetëm nga besimtarët e krishterë. Shumë shqiptarë festojnë Krishtlindjet si një ditë që sjell më shumë paqe, tolerancë dhe harmoni. 

Nga sheshi Shën Pjetër në Vatikan, Papa Françesku ka dhënë një mesazh për vëllazërim të të gjithë popujve në botë. Në meshën e Krishtlindjeve, Papa uroi të gjithë popujt e botës dhe uroi që të gjithë të jenë vëllezër, pasi sipas tij, vëllazëria është ajo që vlen si për familjen edhe për shoqërinë (Lexo këtu).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:44
Basha: Krishtlindjen e kalova pranë një familje në vështirësi, ja kush ishte mesazhi i tyre

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka postuar në Facebook disa foto nga një familje varfër, ku thekson se ka kaluar Krishtlindjen ditën e sotme. Basha thotë se mesazhi i tyre në këtë ditë të shenjtë është besimi dhe shpresa tek e nesërmja. “Këtë ditë të Lindjes së Krishtit e kalova pranë familjes Ndoka në Hajmel dhe familjes Lorja në Stajkë. Ndonëse në vështirësi të mëdha, mesazhi i tyre në këtë ditë të shenjtë është besimi dhe shpresa tek e nesërmja. Pata nderin të ndalesha për të uruar edhe Ipeshkvin e Dioqezës së Sapës Dom Simon Kullin. Krishtlindja na bashkon të gjithëve rreth vlerave më të mira të familjes, të komunitetit dhe të Atdheut e na mbush me optimizëm dhe besim për të nesërmen”thotë Basha.

Ora 14:57
Krishtlindja/Kryemadhi thirrje politikës për ndryshim: Vepra më e mirë është besimi

Me rastin e festës së Krishtlindjes, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, uroi të gjithë besimtarët dhe qytetarët shqiptarë në këtë ditë të shënuar.

Në një deklaratë për mediat Kryemadhi u shpreh se vepra më e mirë është besimi në zot, pasi vetëm ai mund të na drejtojë politikën në rrugën e duhur.

“Ne duhet ta duam Zotin të besojmë te ai, sepse vetëm besimi në zot do të na drejtojë në rrugën e mbarë e të drejtë . Këto krishtlindjet shpresoj t’i sjellin shqiptarëve mbarësi dhe shëndet në familjet e tyre”, tha Kryemadhi

Sipas Kryemadhit paqja dhe dakordësia e politikës do të sillte më shumë begati edhe për shqiptarët, ndaj ka ardhur koha që politika të ndryshojë mënyrën e të sjellurit të saj  t’i kthejë sytë nga zoti, në mënyrë që të bëj siç duhet punët e saj.

Dakordësia dhe paqja e politikës do sillte begati për shqiptarët. Politika duhet t’i kthej syta nga besimi, pasi besimi në zot do e çoj në rrugën e drejtë, duke vepruar mirë dhe bërë punë për qytetarët shqiptarë.”, u shoreh Kryemadhi.

Ora 13:57
Krishtlindjet, Veliaj vizitë te Kisha Ortodokse: Këto festa të na bëjnë njerëz më të mirë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka përcjellë urime për të gjithë besimtarët e krishterë nga Katredalja ortodokse "Ngjallja e Krishtit" për ditën e Krishtlindjes. Veliaj tha se urimi i tij ishte për të gjithë ata që janë në punë në këtë ditë festive. "Uroj që ky fundviti dhe këto festa të na bëjnë njerëz më të mirë". Një urim kryebashkiaku kishte edhe për Vitin e Ri 2019, duke shtuar se viti i ardhshëm do jetë një vit pune për Bashkinë e Tiranës. "2019-a do të jetë një vit pune dhe do të jetë një vit më i mirë se ky që po lëmë"

Ora 13:03
Meta uron besimtarët e krishterë: Shpresë për të rinjtë, Krishtlindjet e tjera të na gjejnë me negociata të hapura me BE

Presidenti Ilir Meta ka uruar Krishtlindjet për të gjithë besimtarët e krishterë në vendin tonë. Nga Kisha Ortodokse ku u zhvillua mesha për besimtarët ortodoksë, Meta bëri thirrje për më një shoqëri më shpresëdhënëse për të rinjtë. Meta shoqërohej nga fëmijët e tij, dhe tha se këtë vit, dhuratat më të shumta do t’i bëjë jashtë familjes.

Uroj të gjithë, të mendojnë më shumë për ata që janë në vështirësi. Të mos i lemë vetëm, t’ju japim dorën për një rrugë të përbashkët. Shoqëria jonë të jetë më e plotë dhe më shpresëdhënëse, sidomos për të rinjtë dhe fëmijët. Kjo është një ditë që na fton të shtojmë mençurinë që Krishtlindjet e tjera të na gjejnë me negociata të çelura me BE. Unë kam marrë dy dhurata, një nga goca e vogël, por mendoj të bëjmë më shumë dhurata jashtë familjes.

Ilir Meta, president

Ora 12:25
Krishtlindjet/ Papa Françesku mesazh besimtarëve të krishterë: Të jemi vëllezër

Nga sheshi Shën Pjetër në Vatikan, Papa Françesku ka dhënë një mesazh për vëllazërim të të gjithë popujve në botë. Në meshën e Krishtlindjeve, Papa uroi të gjithë popujt e botës dhe uroi që të gjithë të jenë vëllezër, pasi sipas tij, vëllazëria është ajo që vlen si për familjen edhe për shoqërinë. “Urimet e mia shkojnë për të gjithë popujt. Le të reflektojmë për jetën. Mesazhi im për këtë ditë, vëllazëri. Të gjithë jemi vëllezër në humanizëm. E njëjta gjë që vlen në familje, vlen edhe për shoqërinë. Vëllazëria na mëson sesi të jemi njerëzor. Të jemi mirënjohës për jetën.”-është shprehur Papa Françesku.

Ora 11:16
Gramoz Ruçi urim të veçantë për Krishtlindje: Lumturia e të gjithëve, e bën jetën më të mire

Me rastin e festës së Krishtlindjeve Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka dhënë një urim të veçantë për të gjithë shqiptarët duke ju uruar besimtarëve të krishterë dhe emigrantëve që erdhën të festojnë në atdhe gëzuar këtë ditë të shënuar feste.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, shprehet në urimin e tij  ndër të tjera se  “Festa e Krishtlindjeve, është gëzim i brendshëm e drite paqeje”.

“Krishtlindjet, gëzim i brendshëm e drite paqeje. Një urim të veçantë emigrantëve që erdhën të festojnë në atdhe. Dhimbsuria e bën shoqërinë më të ngrohtë e më të drejtë. Lumturia e të gjithëve, jo pasuria e disave, e bën jetën më të mire", shprehet Kreu i kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Sot të gjithë besimtarët ortodoksë dhe të krishterë kremtojnë ditën e lindjes së Krishtit, ndërsa nuk mund të mungojnë urimet për mbarësi dhe arritje në familjet e tyre.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)