FIER- Qindra besimtarë të fesë ortodokse janë mbledhur në kremtimin e 300 vjetorit të Shën Kozmait, në fshatin Kolkondas, të komunës Libofshë. Besimtarët të ardhur nga të gjitha trevat, kanë marrë pjesë në orët e para të mëngjesit në meshën e drejtuar nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe sinodi i shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Më pas besimtarët ortodoksë kanë vizituar edhe varrin e Shën Kozmait, që ndodhet në ambientet e brendshme të kishës. Në ceremoninë e 300-vjetorit të Shën Kozmait, marrin pjesë edhe priftërinj të lartë grekë.
Ndërkohë shoqatat atdhetare edhe pse prej ditësh kishin paralajmëruar protesta në lidhje me mbajtjen e liturgjisë nga Janullatosi, duke e cilësuar një figurë anti-shqiptare, nuk e kanë kundërshtuar atë, në respekt të festës së Shën Kozmait.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO