Fundi i vitit 1944 në Tiranë, shënoi një varg vrasjesh pa gjyq, që kishin terrorizuar kryeqytetin në fund të Luftës së dytë Botërore.
Mbi 39 intelektualë, ushtarakë e njerëz të fesë, rezultojnë viktima të terrorit komunist në ditët e para të vendosjes së regjimit të dhunshëm në kryeqytet.
80 vjet pas kësaj masakre, Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, kujtoi këto ngjarje të përgjakshme ku u eliminuan deputetë, gazetarë, inxhinierë, ekonomistë, mjekë, teologë dhe ushtarakë.
Besim Ndregjoni, një prej organizatorëve kujtoi ditët e masakrës dhe fajet e politikës së sotme.
“80 vite me parë me 17 nëntor 1944 Tirana do të gdhihej e përgjakur me trupat e intelektualëve të vrarë në mënyrë barbarë nga komunistët e diktatorit Enver Hoxha. Pas 80 vitesh ajo parti, ai formacion që krenohet me xhelatët, jo vetëm që s’ka kërkuar falje, por përçmon, përbuz shqiptarët me anë të pushtetit. Këta 39 intelektualë, shumica e tyre nuk marrin dëmshpërblim. Shumica e këtyre intelektualëve nuk kanë një varr në tokën e tyre, nuk kanë një varr ku të vënë një lule….”, tha ai ndër të tjera.
Me pjesëmarrjen e disa prej përfaqësuesve të politikës së djathtë, dhe shumë familjarëve nga familjet e këtyre 39 martirëve, në këtë përvjetor u kujtuan historitë e disa prej këtyre intelektualëve të vrarë pa gjyq.
Vesim Kokalari, trashëgon sot emrin e gjyshit të tij, vëllait të Musine Kokalarit, e pushkatuar në Tiranë më 13 nëntor, atë ditë kur sapo kishte mbushur 47 vjeçe.
“Gjyshi im ishte një nga ata që u dënua nga dora mizore padrejtësisht dhe pa arsye si të gjithë intelektualët që u vranë atë natë dhe në vazhdim. Masakra e Tiranës ka filluar që në muajin tetor 1944 dhe mbaroi me 17 nëntor. Kur të tjerët po festojnë, në shtëpitë tona kishte vetëm vaj dhe hidhërime të mëdha, sepse mbetën shumë familje pa baballarët, pa njerëzit e tyre të afërt që dora kriminele i mori pa asnjë arsye. E vetmja arsye ishte se ata e donin këtë vend dhe e donin Shqipërinë perëndimore”, shprehet ai.
Eduart Allamani, nipi i Isuf Allamanit, pushkatuar në ditët e përgjakura të 1944, tregoi fatin e hidhur të veterinerit të njohur diplomuar në Firence.
“Isufi mbaroi studimet në Firence. U dashurua me një vajzë nga Firence dhe Leonela fierentina dhe u kthye në Shqipëri për t’i shërbyer vendit të vet. Të mos mbash këto burra por t’i pushkatosh, s’ka dëm më të madh. Isufin e pushkatuan dhe Leonela bashkëshortja u kthye në Firence, ku rriti djalin e saj dhe nuk u martua kurrë”, thotë ai.
Masakrat e tetor-nëntorit 1944, mbi elitën e jetës së kryeqytetit, i hapën rrugën ardhjes së përgjakshme në pushtet të komunistëve dhe do të pasonte me shumë ngjarje tragjike përgjatë 45 viteve, që regjimi komunist ushtroi pushtetin përmes dhunës dhe diktatit.
Fashistet e bashkepunetoret e tyre kane vrare deri foshnja, varur adoleshente e djegur njerez te gjalle brenda ne shtepite e tyre per shkakun e vetem se ishin te lidhur me luften e antifashiste. Kete qe donin perendimin ishin rreshtuar kunder USA GB France etc. Edhe sa per dijeni kjo "masaker" eshte nje shpikje e pinjolleve te bashke punetorve fashist edhe e barbareve qe erdhen ne pushtet pas 90 ' . Na hapet barkut
PërgjigjuNë çvënd të botës së qytetëruar gjënë vënd tradhëtia,koloaboracionizmi,fashizmi,e nazizizmi si në faqet e lajmeve e gazetave?A mund të më thuhet një?A po me përjashtim të Shqipëris super demokrafike e liberale.
PërgjigjuNe rradhe te pare respekt per te ndjeret si qenie njerezore sepse per te vdekurit nuk flitet keq. Por te pakten mos te behemi kaq qesharake me keto parada antikomuniste duke perdorur te vdekurit. Ne te gjithe Europen u denuan dhe u egzekutuan bashke punetoret e fashisteve dhe nazisteve. Shkoni pyesni ne France cfare masakrash kane bere kunder kolaboracionisteve dhe nuk del askush sot te beje keto shfaqje qe duan te hedhin balte mbi luften e nje populli te tere qe per hir te se vertetes fale komunisteve Shqiperia u rradhit ne vendet qe e luftuan nazizmin. Se te ishte per ballistet e per zogistet ne do quheshim vend jo qe e luftuam, por qe u rradhitem krah nazizmit dhe me shume gjasa fqinjet greke duhen jugosllave do na kishin zhdukur.
PërgjigjuJu lumtë që nuk e pasqyruar mendimin pa ofendime dhe sipas meje SHUMË I DREJTË.
Përgjigju