Vrasja e 20-vjeçares që tronditi Greqinë, bashkëshorti pranon krimin: E mbyta se donte të më linte dhe të merrte fëmijën

Piloti 32-vjeçar, Babis Anagnostopulos ka rrëfyer vrasjen e gruas së tij në sy të fëmijës, 20-vjeçares Caroline. Pas shoqërimit në polici 32-vjeçari ka rrëfyer dhe pranuar vrasjen para hetuesve. Ai u morr në pyetje për 8 orë, ku më në fund pranoi ngjarjen, pasi provat kundër tij ishin të pakundërshtueshme.

Piloti 32-vjeçar pretendon se gruaja e tij kishte e vendosur ta merrte fëmijën dhe ta linte.  32-vjeçari pranoi para oficerëve të policisë se natën e ngjarjes ishte zënën me gruan e tij dhe ajo i kishte thënë se do e merrte fëmijën dhe do ndahej, por kjo nuk ishte pranuar nga 32-vjeçari, i cili më pas e kishte mbytur atë në prani të foshnjes.  

Piloti tha se kohët e fundit në çift ka pasur shumë sherre që përfunduan me vrasjen e gruas 20-vjeçare. Caroline, 20, u vra brenda natës midis 10 dhe 11 maj. Siç kishte dëshmuar burri i saj që në momentin e parë, në agim tre autorë me tipare të mbuluara thyen një dritare të shtëpisë në të cilën po qëndronin dhe hynë në shtëpinë ku po flinin çifti dhe foshnja e tyre 11 muajshe.

Sipas dëshmisë së tij grabitësit lidhën  32-vjeçarin, ndërsa mbytën 20-vjeçare pranë foshnjës së saj. Sipas 32-vjeçarit, autorët e krimit kanë marrë 15,000 euro dhe janë larguar, ndërsa nuk lanë asnjë gjurmë, as nuk morën celularët e çiftit.

Gjatë periudhës së ndërhyrjes, Sigurimi dhe Drejtoria e Hetimeve Kriminologjike kërkuan në thellësi pjesën e brendshme të shtëpisë së shtëpisë, pa gjetur ndonjë zbulim që konfirmon praninë e grabitësve. Ata gjithashtu kërkuan dëshmi dhe video nga kamerat e sigurisë për të provuar praninë e grabitësve në shtëpi dhe për të zbuluar provat e arratisjes së tyre. Në këtë rast, megjithatë, nuk doli asnjë rezultat. Deklarimet kontradiktore të 32-vjeçari bënë që hetuesit të kthenin sytë e tij nga ai, i cili sot në mbrëmje pranoi dhe krimin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
'Përqafimi i Judës', bashkëshorti vrasës pak para se të arrestohej përqafon nënë e viktimës

Babis Anagnostopulos duke përqafuar nënën e Caroline

Piloti 32-vjeçar, Babis Anagnostopulos e ka llogaritur vrasjen e gruas së tij 20-vjeçare me gjakftohtësi, ndërsa më pas ka aktruar me mjeshtëri ku lotët dhe fjalët prekëse që thoshte në media të bënin të besojë vërtetë dhimbjen e tij. Aktrimi i tij ka zgjatur deri pak para se të arrestohej kur ai është fotografuar me nënën e gruas së tij Caroline, duke e përqafuar dhe ngushëlluar për krimin makabër që i mori jetën të bijës.

Ora 16:08
Vrasja në Greqi/Detajet që zbuluan bashkëshortin vrasës, mospërputhje oraresh, kamerat dhe ora në kyçin e Carolines

GREQI- Detajet reja tronditëse shenjështojnë bashkëshortin e Carolines si të dyshuarin kryesor të vrasjes makabre të 20-vjeçares, e cila dha frymën e fundit pranë foshnjës së saj.

Cilat janë detajet që bën policinë helene të dyshojë për bashkëshorten?

        1.Një orë biometrike të cilën e kishte në dorë Caroline momentet e fundit ka treguar ekzaktsisht orën fikse në të cilën zemra e vajzës së re rrahu për herë të fundit.

Po çfarë nënkupton kjo?

Nuk përputhen oraret! Pas hetimeve rezultoi se ka një mospërputhje mes orarit në të cilin bashkëshorti i Carolines, Charalambos dëshmoi se ndodhi ngjarja dhe orarit ekzakt që zemra e 20-vjeçares rrahu për herë të fundit.

        2. Në të njëjtën kohë në shtëpinë e çiftit, kamera e sigurisë duket se ka regjistruar momentet e fundit të asaj nate tragjike, para se karta e memories të zhdukej. Në pamjet në të cilat ka në                duart e saja policia, duket Charalambos i shtrirë dhe në krahët e tij e vogla e tyre.

Më pas karta i është hequr kamerave, por sërish edhe në këtë rast ka një mospërputhje oraresh!

Me këto dy detaje të reja, policia greke ka vënë në fokus të hetimeve, bashkëshortin e Carolines, si të dyshuarin kryesor të ngjarjes tragjike.

Si ka ndodhur ngjarja në bazë të dëshmive në polici të bashkëshortit të Carolines?

Gjithçka ndodhi një muaj më parë, kur çifti dhe foshnja e tyre 11-muajshe po flinte paqësisht. Tre grabitës, të cilët hynë në shtëpinë e çiftit grek me qëllim për të vjedhur nuk u mjaftuan me kaq... nuk u mjaftuan me paratë që morën e as me bizhuteri e shtrenjta. Ata nuk u larguan dot pa i marrë edhe jetën Carolines. Nuk i mjaftoi as kjo, por e vranë pranë foshnjës së saj, dhe bashkëshortit të “paralizuar”, të cilin kishin lidhur kokë e këmbë.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kosova kundërshton nismën për bashkëpunim rajonal Ballkani i Hapur, si është sipas jush ky qëndrim?

Komento

Komente

  • Qwert: 18/06/2021 07:43

    Ky djali grek qe vrau gruan eshte cam ...

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Sekuestrohen mbi 12 kg kanabis në Durrës, 45-vjeçarit iu gjet edhe një ikonë me vlera historike! E kishte vjedhur në kishë e do e shiste