Krishtlindja/ Arqipeshkvi Arjan Dodaj: T'i përcjellim kësaj bote shpresë! Ajo për të cilën njerëzit kanë më shumë nevojë

Krishtlindja/ Arqipeshkvi Arjan Dodaj: T'i përcjellim kësaj bote shpresë! Ajo për të cilën njerëzit kanë më shumë nevojë

Arjan Dodaj

Fjala e plotë e Arqipeshkvit, Arjan Dodaj në Katedralen e 'Shën Palit' në Tiranë, për Krishtlindje, 24 dhjetor 2024.  

Të gjejmë dhe aprovimin e mendjes sonë shpeshherë krenare, tafmatqare, rebele, mendjemadhe të lejojmë që zemra plotë dashur e zotit, të jetë strehë për zemrën e secilit prej nesh shpeshherë të dhunuar, të copëtuar dhe jo rrallë herë edhe pa dritë dhe të humbur. Ai edhi midis nesh për të ndezur zjarrin në zemrat tona të ftohta. Krishti nuk erdhi thjeshtë në një natë dimri, ai erdhi tek njerëzimi në çdo stinë, erdhi të ndezë zjarrin e një dashurie që nuk do të fikët më kurrë, kjo dashuri do të ndezë shpresë.

Kjo shpresë është më të vërtetë përvoja që ne kemi më shumë nevojë. Dhe ne shpesh herë flasim për fe dhe bëjmë mirë, flasim për dashuri dhe bëjmë akoma më mirë, por si mund të kultivojmë fenë dhe dashurinë kur nuk kemi shpresë. Nuk kemi shpresë se do të ndryshojë diçka, se do të kemi të ardhme, atëherë për çfarë vlen që të kemi fe, kur s’kemi zotin dhe të kemi dashuri kur nuk kemi shpresë. Sa e domosdoshme është që të gjejmë çelësin e fesë dhe dashurisë nëpërmjet shpresës. Jezusi dëshiron që të na përcjell këtë mbrëmje vetëm një gjë, shpresë.

Ai do ndez zjarrin që djeg ato dëshpërime dhe zhgënjime që mbjell bota për të shuar shpresën. Kemi nevojë t’i edukojmë brezat e ri tek shpresa sepse janë të shpërqëndruar nga gjërat e kota, nuk dinë të shohin më gjërat e bukura. Kush nuk ka shpresë nuk ka familje, nuk jeton në rrjet, nuk është online me dashurinë me fenë e Zotin.

Edhe me Jezusin duam që të jemi shtegtarë të shpresës, ai është shpresa jonë dhe duam që ai në këtë jubile të vendos hirin e dashurisë së tij që të na angazhojë në një bashkëpunim më bujar me njëri tjetrin. Shpresa e bënë këtë të mundshme, sepse ti me shpresë ke kurajë të thuash s’ka gjë nëse nuk mi kthen sot, zoti mi kthen mot. Sa bukur në këtë natë që të dalim me shpresë dhe me zemrën.

Zoti të do, dëgjoje zemrën e tij që të marr domethënie jeta jote, mos lejo që jeta jote e rrethuar me gjëra të bukura të shkojë kot. Duam t'i përcjellim kësaj bote shpresë. Jezus bëjë që drita e kësaj nate të ndrijë si dritë, për të moshuarit që kërkojnë një mbështetje të madhe. Ne jemi trima, por na mungon kurajoja e vëllazërisë. Jezusi ka pasur kurajë, nuk ka ardhur me pushtet, por me mirësinë e fëmijës. Nëna Mari ngushëllojë zemra tona, na vendos nën petkun tënd dhe na shoqëro në këtë dashuri që nuk ka kurrë fund.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja