Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ka treguar se gjatë çdo vizite në Hagë, i ati u ka dhënë kurajo dhe u ka përsëritur se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe për lirinë e popullit shqiptar.
“Sa herë jemi takuar me babin gjithmonë na ka dhënë motiv dhe na ka dhënë kurajo. Ka thënë që lufta e UÇK-së, jo veç e jemja, por e secilit ushtar dhe secilit që është duke u gjykuar këtu, ka qenë e drejtë, për dinjitet dhe për lirinë e popullit shqiptar. UÇK-ja ka bërë luftë të pastër edhe nuk ka asnjë vendim që mundet me ndryshuar krenarinë që ka ky popull për këtë Ushtri Çlirimtare të Kosovës”, tha ai për KosovaPress.
Lajmi kryesor:
Kosova nuk fle sonte! Prishtina pret në shesh verdiktin për Thaçin, rrugët stolisen me flamuj të UÇK-së! Jehon thirrja: Janë të pafajshëm!








