Përbërësit:
- 100 gr tërshërë e bluar
- 1 panxhar i vogël, i zier ose i pjekur
- 2 vezë
- 200 ml qumësht
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 majë luge kripë
- ½ lugë çaji pluhur pjekës (opsionale)
- Mbushje sipas dëshirës
Përgatitja:
Vendosim panxharin e zier në blender dhe e bluajmë derisa të bëhet pure e butë. Shtojmë vezët, qumështin dhe vajin e ullirit, dhe e përziejmë sërish. Më pas shtojmë miellin e tërshërës, kripën dhe pluhurin pjekës. E përziejmë derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. E lëmë brumin të pushojë 10 minuta që tërshëra të zbutet. Ndërkohë ngrohim një tigan jo-ngjitës dhe e lyejmë lehtë me vaj. Hedhim një garuzhde brumë dhe pjekim krepën nga të dyja anët, rreth 1 minutë për anë. E mbushim sipas dëshirës, të kripur ose të ëmbël.
Komente












