Krerë shtetesh dhe artistë i japin
lamtumirën Gabriel Garcia Marquez

Krerë shtetesh dhe artistë i japin<br />lamtumirën Gabriel Garcia Marquez
MEKSIKO - Presidentë shtetesh dhe shkrimtarë të shumtë i kanë dhënë lamtumirën autorit kolumbian dhe nobelistit Gabriel Garcia Marquez, i cili vdiq në Meksikë në moshën 87-vjeçare.
 
Presidenti i ShBA-ve, Barack Obama, tha se bota ka humbur njërin ndër shkrimtarët më vizionarë, ndërsa presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santes ishte më poetik në Tëitter.
 
“Njëmijë vjet vetmi dhe trishtim për vdekjen e shkrimtarit më të madh kolumbian! Viganët si ai nuk vdesin kurrë”, shkroi Santos.
 
Ndërkaq, ish-presidenti amerikan Bill Clinton tha se Garcia Marquez e kishte përmbledhur dhimbjen dhe gëzimin e humanizmit tonë të përbashkët.
 
Autori nga Peruja, Mario Vargas Llosa, me të cilin Garcia Marquez ishte përleshur njëherë në rrugë, e vlerësoi lartë kundërshtarin e tij dhe tha se vepra e tij gjithnjë do të gjejë lexues.
 
Në anën tjetër, presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto shprehi dhembjen e tij në emër të Meksikës për humbjen e “njërit ndër shkrimtarët më të mëdhenj të kohës tonë”.
 
Sipas BBC, dhimbje ndau edhe këngëtarja nga Kolumbia, Shakira, e cila tha se jeta e “Gabos” do të kujtohet nga të gjithë si një dhuratë e vetme dhe unike.
 
Gabriel Garcia Marquez vdiq të enjten pasi kishte një gjendje të brishtë shëndetësore pas një infeksioni në mushkëri dhe traktin urinar.
 
Ai do të kujtohet si përfaqësues i zhanrit të realizmit magjik, me të cilin shkroi kryeveprën Njëqind vjet vetmi, Dashuria në kohën e kolerës, Gjenerali në labirintin e tij, etj. Ai u shpërblye me çmimin Nobel për letërsi në vitin 1982. Ishte gjithashtu një gazetar i dalluar dhe raportimet e veta i përmblodhi në veprën "Lajmi i një rrembimi".
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan