Kreshnik Spahiu: Kush e mund me vota Sali Berishën?

Kreshnik Spahiu: Kush e mund me vota Sali Berishën?

Sali Berisha dhe Albana Vokshi

“Lufta” e çiftit Basha-Berisha ka mbaruar. Tashmë Sali Berishës i fillon një tjetër sfidë, ajo me SHBA.

Zgjedhja e Lulzim Bashës si kryetar partie i rezultoi shumë e suksesshme Sali Berishës:

– E emëroi kur deshte

– E përdori si deshte

– E ngarkoi me pëgjegjesite që deshte

– E hoqi kur deshte

Berisha rikthehet krye të opozitë në momentin që i intereson atij, pasi i faturoi çdo humbje dhe çdo dështim Lulzim Bashës.

Rikthehet pas 9 vjetësh, a thua sikur nuk ka aspak faj dhe përgjegjsi për humbjet.

Rikthehet jo me dorheqjen e Lulzim Bashës, por me poshtrimin e tij.

E përdori Lulzim Bashën në mënyrën më të duhur të një politikani dhe e flaku si leckë.

A do e largonte dot edhe Sokol Olldashin në këtë mënyrë?

Sigurisht që jo, sepse Lulzim Basha është politikani më vetmitar, që nuk ka asnjë mik dhe shok. Ai babë, shok, mik, vëlla kish Sali Berishën.

Për sa kohë e mbronte Berisha, ai s’kishte nevojë për askënd tjetër, por ditën që Berisha nuk e mbështeti, atë e lëshuan të gjithë.

Askush tjetër si Lulzim Basha nuk mund të ishte kryetari “tele-komanduar” i Berishes.

Lulzimi me kostumin e zi dhe kollare, skishte asnjë lidhje me fasadën dhe performancën. Kostumi dhe kollarja nuk e bër dot lider as përball Edi Ramës që fitoj disa gare pa brekë ose me tuta.

Kostumi kinez 4 numra më i madh që vishte çdo ditë Luzimi nuk e fshehën dot mediokritetin dhe paaftësinë e tij.

Lulzimi u përdor nga të gjithë dhe e flakën të gjithë njëkohësosht.

– e përdori Edi Rama që nga viti 2017 kur e futi në bashkëqeverisje

– e përdori Sali Berisha 9 vjet për çdo vendimarrje që i interesonte

– e përdori Ilir Meta për të mbush sheshet me demokrat “populli 2 Marsit”

– e përdorën amerikanët për të larguar Berishëm nga partia

– e përdorën rusët që i financuan 700.000 nga banka ukrainase dhe skoceze

Lulzim Basha u vet-përdor me kënaqësi sepse skish asnjë pasjon për politikën.

Vetëm një kleptoman apo i çmendur mund të blente 4 vila me pishinë 4 muaj para zgjedhjeve në të cilat garonte për kryeministër.

Nuk kishte durim as 4 muaj që të priste.

Por faji nuk është i Luzimit por i atyre që e mbështesnin Lulzimin, edhe kur ne prej vitesh dhe çdo ditë e denonconim Lulzimin, ata e mbështesnin.

– I shkuan pas në 2017 ndonse ai shiti kauzën e “Çadrës së Lirisë”

– I shkuan pas kur SHBA dhe BE i thanë: “Mos digjni mandatet”

– I shkuan pas kur bojkotoi zgjedhjet lokale

– I shkuan pas kur bënte pazare me qeverinë

– I shkuan pas kur humbi në 25 Prill

– I shkuan pas kur u rizgjodh në 20 korrik

– I shkuan pas ku blindoi dyert me çelik

Në fakt në shumcën e tasteve i shkuan pas sepse ashtu e donte Saliu.

Të gjithë ishin me sy nga Berisha, dhe ishin të bindur që ai edhe me një status në Facebook mund ta largonte.

Lulzim Basha deklaroi para 4 muajsh se do udhëtonte në SHBA, si mysafir i Departamentit Amerikan të Shtetit. Çuditërisht vizita e tij u anulua sërish dhe në Maj mbush plot 5 vjet që ai s’ka shkelur në tokën amerikane.

Po cila është arsyeja e vërtetë që u anulua vizita e fundit e Lulzim Bashës në SHBA?

Dyshime të forta hedhin dritë-hije mbi një tentativë për marrëveshje mes Bashës dhe Berishës, sepse të dy kanë ruajtur ende kontakte të fshehta mes tyre.

PD sot u rikthye në vitin 2013, pikërisht në ditën ku militantët u përlotëm nga dorheqja por që ai de fakto kur nuk hoqi dorë nga posti kryetarit në hije.

Skema me zgjedhjen e një “Lulzimi” që aktron si kryetar ju dogj dhe nuk mund të përsëritet duke emëruar një Luzim tjetër.

Nga sot Berisha nuk do ketë më “luftë” me Lulzimin, por me Washingtonin dhe për këtë duhet zgjidhet kryetar i Partisë Demikratike.

Berisha ndoshta shpreson se Amerika do ndryshoj qëndrim, ashtu siç bëri pas ngjarjeve të 1997, por këtë rradhë me një ndryshim. Berisha s’ka më vite për të rikuperuar. Zgjedhjet e 2025 janë fisheku fundit i Berishës por edhe treni fundit për demokratët, sepse humbja do e gjente Berishën 88 vjeç deri në 2029, ndërsa demokratët 16 vjet rrugve duke u rrahur me njëri-tjetrin se kush e ka fajin.

2025 rrezikon të shkrijë Saliun dhe partinë e cila natyrisht është 10 herë më e dobër se në 2013 kur Berisha ishte kryeministër i “sukseseve”.

Mos harroni Berisha me “Bush” në krah she humbi me 1 milion vota.

Po me “Biden” kundërshtar me sa vota do humbë?

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'