Kreshnik Spahiu: Sot Lulzim Basha hyri në histori, por edhe në gjak me Sali Berishën

Kreshnik Spahiu: Sot Lulzim Basha hyri në histori, por edhe në gjak me Sali Berishën

Berisha dhe Basha

Kjo opozitë nuk ngre kokë pa larguar nga politika Berishën dhe Bashën. Lulzim Basha do mbahet mend pas 20 vitesh si njeriu që nxori nga politika Berishën. Atë që nuk e bëri dot Nano, Meta, Rama apo çdo kundërshtar, e arriti Lulzim Basha.

Problemi madhor është që akti i Lulzim Bashës ka disa kosto për atë çfarë do ndodh:

– Basha është sot ylli i amerikanëve dhe socialistëve, por urrehet nga mijëra demokratë

– Basha fitoi me polici logon e PD, por humbi rolin e liderit opozitar

– Basha e hoqi Berishën nga politika me dhunë, por jo me mbështetje popullore votash

Nga sot do kemi dy parti:

1- Partia Demokratike e Bashës pa elektorat

2- Partia e Re Berisha me vota, por me gjithë botën kundër.

Praktikisht asnjëra nuk e rrëzon dot Edi Ramën dhe qeverinë.

Për më tepër as Berisha dhe as Basha nuk bëhen dot lider të një opozite të re dhe të bashkuar.

Partia Demokratike do ngelet kolateral dhe sekuestro në gjykata për 7-8 vjet.

Berisha dhe Basha nga sot janë në gjak me njëri-tjetrin.

Dështoi marrëveshja

Dështoi dialogu

Dështoi vota

Dështoi komunikimi

Dështoi protesta

Dështoi dhuna

Tashmë ka mbetur vetëm një rrugë, eliminimi periferik.

Berisha konsideron që Basha e preu në besë dhe e përdori duke i poshtëruar familjen dhe duke i rrëmbyer investimin e tij politik që ja besoi 9 vjet.

S’kanë zgjidhje tjetër. Të dy duhet të ruhen me anti-plumb dhe njerëzit e tyre duhet të ruhen në çdo rrugë natën vonë.

Do plasë hakmarrja sepse e quajnë “Besë-prerje”

Lufta Berisha-Basha do vazhdoj shumë vite dhe dekada, madje do përfshihen nipa dhe stërnipa.

Prandaj lërini Berishën dhe Bashën në “gjak-marrjen” e tyre.

Populli ka nevojë për një opozitë dhe lider të ri.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spahi kreshniku: 08/01/2022 20:22

    Z.kreshnik ,ti ke dhene prova qe vetem deformon drejtesi.Je bashkeautor i degjenerimit te drejtesise ne shqiperi.Ndaj nuk e vleresoj aspak gjykimin tend per ngjarje.1 lul basha eshte bashkefajtor me saliun ne krimet 30 vjecare te PD.Kjo u manifestua edhe sot:proteste e dhuneshme me mbrojtje te dhuneshme nga pale te te njejtes parti.2-te dy palet perdoren njesi paramilitare te dhuneshme ne mbrojtje dhe sulm,jo vetem me hunj dhe varre,gure dhe shishe,por edhe me mjete ne perdorin ligjor vetem nga policia e shtetit,bombola sprajt dhe granata me gaz lotesjelles.kjo duhet te hetohet,ku i gjeten?.Theksoj,te dy palet,pra si Saliu,edhe luli.3.Kam pershtypje qe kjo perleshja ishte ne njefare menyre nje kurth ndaj policise se shtetit,per ta futur ne nje ".2 prill" te tiranesFutja me maturi e policise ne aksion goditet nga te dy:-luli per nderhyrje me vonese-saliu si bashkepuntore me lulin.Pra gjerat nuk jane te rastit.Sot dikush duhet te behej viktima per mobilizim e bashkim forcash kunder qeverise,pra nje hap i planit per grusht shteti te tipit 14 shtator.Prandaj ceshtja nuk eshte se luli fitoni dhe saliu humbi.Te dy deshtuar,nuk realizuan ate qe kishin parashikuar.Deklarimet se mbeshtetet luli nga amerika,jane pjese e ketij plani.Keshillat,terheqja e vemendjes nga zonja kim dhe te tjere ,nuk jane mbeshtetje ,por terheqje vemendje ,paralajmerim me shprese se partia gradualisht do reformohet dhe pastrohet nga kriminele e te korruptuar si lul basha dhe sali berisha,si dhe pasues te tyre qe nuk jane pak,por qe kane zene per gryke PD.Per mendimin tim PD duhet te nxirre jashte ligjit.E ka teperuar shume me krim korrupsion ne dem te popullit.Opozitaret e vertete,demokratet e ndershem duhet te riorganizohen nga e para.

    Përgjigju
  • Il popo'lo albanese: 08/01/2022 19:34

    Vlla ti je lideri i madh, ti je mao ce duni, fatet e shqipoerise jane ne duart e tua. Na pri. pyet dhe Ramen, por na pri ti o i madh

    Përgjigju
    • Mavri: 08/01/2022 20:17

      Hahaha. Tamam. Ky i ulej ne preher Saliut ne cader.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!