Kreshnik Spahiu, ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shpërthyer ashpër ndaj kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.
Spahiu i thotë Bashës se opozita nuk vjen në pushtet as bashkqeverisja me Ramën e 2017 dhe as me Monikën e 2021, por me largimin e tij.
"O trap i lindur: Opozita nuk vjen në pushtet as bashkëqeverisja me Ramën e 2017 dhe as me Monikën e 2021, por largimi yt, nga vazhdimi i kauzave që tradhtove, nga rithemelimi i opozitës dhe rikthimi i themeluesve të pluralizmit që i larguat 100% nga politika", shkruan Kreshnik Spahiu.
Basha dhe Kryemadhi firmosën marrëveshjen dje ku përcaktohen piketat mbi të cilat do vijojë koalicioni mes tyre pas zgjedhjeve të 25 prillit. Basha e ka konsideruar këtë marrëveshje si fundin e Ramës.
Na i ke mburrur shume Lylushin duke e quajtur TRAP?
Përgjigju