Kreu i ALUIZN-it, Lame: Situata
e legalizimeve në një kaos total

Kreu i ALUIZN-it, Lame: Situata<br />e legalizimeve në një kaos total
TIRANE- Gjatë një pasqyrimi të situatës aktuale në procesin e legalizimeve, kreu i ALUIZN-it, Artan Lame e ka cilësuar mjaft të vështirë. Duke u shprehur se situata e legalizimeve në Shqipëri është në një kaos total, Lame tha se nga 293 mijë vetëdeklarime kanë marë certifikatën e pronësisë vetëm 10 mijë qytetarë.

Kreu i ALUIZN-it shpjegon se ky proces është i përfshirë nga korrupsioni dhe kaosi administrativ. Ndërkohë që 50 mijë qytetarë kanë bërë pagesën, por ende nuk kanë marrë leje legalizimi.

Ndërkaq, Lame shpjegoi se përsa i përket premtimit për legalizime falas, kjo do të jetë vetëm për pjesën administrative të dokumentacionit dhe matjeve në terren.

Sipas kreut të ALUIZN-it do të legalizohen ato ndërtime që janë bërë në zona të mbrojtura pavarësisht se kanë paguar.

Vetëm pas disa javëve Aluizni pritet të publikojë zgjidhjet në lidhje me këtë situatë të krijuar, duke iu dhënë një përgjigje konkrete të gjithë qytetarëve të interesuar.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar