Kreu i AMF raporton te 'Ekonomia'! Braçe kërkon llogari për 'Call Center'-at: U bëmë turpi i botës! Mete: Ne nuk bëjmë hetim penal, i kemi referuar në polici

Mashtrimet nëpërmjet platformës FOREX, nga call centerat, ishte shqetësimi i ngritur në Komisionin e Ekonomisë nga deputeti socialist Erion Braçe, teksa kërkoi shpjegime nga AMF-ja për masat e marra, që nga 2018 kur komisioni kërkoi të monitorohej tregu.

“Ajo që më shqetëson është se asnjë nga institucionet financiare nuk është marrë me këtë aktivitet. U bëmë qendra e botës, turpi për shkak të raportimeve që erdhën nga agjenci ligjzbatuese të vendeve ku qytetarët ishin mashtruar përmes këtij procesi. Cili ka qenë aktiviteti i AMF për të goditur këtë fenomen. Çfarë ka bërë autoriteti për të zbatuar ato që la komisioni?”, pyet Braçe.

“Rasti të cilit i referohet zoti Braçe nuk na ka ardhur ne, i ka shkuar policisë sepse edhe nga ku është referuar informacioni, ndiqet nga organet penale, ne nuk ndjekim penalisht. Sot që flasim nuk ka asnjë subjekt i licencuar në Shqipëri për aktivitetin e brokerave të lidhur me vendet e BE, pasi të gjitha licencat e dhëna janë hequr, janë pezulluar për shkak të shkeljeve dhe përfundimit të kontratave me BE. Pra sot të gjithë ata që bëjnë këtë aktivitet janë të palicencuar, dhe duhet të shkojnë në ndjekje penale”, u përgjigj kreu i AMF Ervin Mete

Por mashtrimet me FOREX nuk janë i vetmi problem, pasi edhe kriptomonedhat janë kthyer në fenomen kriminal tha Braçe. Por kreu i AMF-së Ervin Mete u përgjigj duke thënë se s’ka asnjë kompani të licencuar për këtë aktivitet.

“I njëjti fenomen kriminal është shfaqur në kriptovaluta. Parlamenti kreu një përpjekje të mirë muaj më parë duke miratuar legjislacionin e domosdoshëm për të rregulluar veprimtarin në këtë fushë. Mase jemi të parët që e kemi pranuar me ligj, por problemi është aktiviteti kriminal dhe i palicensuar që po bën kërdinë veçanërisht në zonën Tiranë Durrës”, tha Braçe.

“Ne mbikëqyrim veprimtarinë e licencuar, ne nuk kemi tagër ligjor të ndjekim veprimtari të palicencuar, janë organet e tjera që ndjekin veprimtaritë e palicencuara. Në këtë fushë nuk ka asnjë aplikim pranë nesh për këtë aktivitet”, tha Mete. 

Por Braçe insistoi që ekspertiza e duhur për të identifikuar këto raste i përket AMF-së, pasi në këto veprimtari po pastrohen para krimi.

“Kur bëhet fjalë për aktivitet të paligjshëm, ju thoni se monitoroj tregun legal që ka një licencë, por kur ky treg është zero dhe s’ka licencime, ndërkohë që tregu i zi është i madh ka marrë përmasë, dhe e prin paraja e krimit të organizuar, natyrisht që duhet të bëjnë punën të gjithë institucionet. Nuk besoj se ka njeri këtu që mendon se policia është më e familjarizuar, nga dijet e ekspertiza e dija me tregjet e aseteve virtuale, sepse janë mbrapa, qoftë policia e shtetit dhe qoftë policia e krimit ekonomik, ndërkohë juve që monitoroni, mos bëjmë sikur nuk e dini se ky tregu nuk ekziston mos bëjmë sikur nuk e dini që ky është tregu numër 1 i dyshuar për pastrim parash sot, për pastrimin e parave të krimit dhe të korrupsionit, asistoni këto agjenci që krimi të goditet”, tha Braçe. 

Gjatë muajve të fundit Policia ka identifikuar disa raste të prodhimit të kriptovalutave në mënyrë të palicencuar. Ndërsa sa i takon mashtrimit të qytetarëve përmes Call Center-ve ka qenë e njohur për strukturat e shtetit që në vitin 2017, pasi çështja u diskutua në komisionet parlamentare, ku iu kërkua Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të marrë masa për të ndaluar skemat mashtruese, por pas 5 vitesh ky institucion thekson se monitoron vetëm kompanitë e licencuara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:44
Braçe-kreut të AMF: S’keni plotësuar detyrat! Call Center-at janë kthyer në fenomen kriminal, u bëmë turpi i botës me mashtrimet

1649848243_brace.jpg

Deputeti Erion Braçe, në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë ku raportoi kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, ngriti shqetësimin e kriptovalutave dhe të call center-ave. Braçe tha se janë kthyer në një aktivitet kriminal. Braçe u shpreh se Shqipëria u bë trupi i botës për shkak të mashtrimit të qytetarëve me anë të call centerave.

“Për shkak të aktivitetit kriminal të gjerë veçanërisht në tregun kapital por edhe të kriptovalutave. Unë mendoj që raporti i AMF do ti kushtonte vëmendje këtyre fenomeneve. Për fat të keq në raport nuk ka asgjë për to. Në 2018 në Komisionin e Ekonomisë kjo çështje ka qenë kyçe. Ne lamë detyra të qarta. Fenomeni sapo ishte shfaqur veçanërisht me call centerat. Ne lamë detyra, por jo vetëm që nuk janë përmbushur, por fenomeni është bërë aq i madh sa u kthye në një fenomen kriminal. Ajo që më shqetëson është se asnjë nga institucionet financiare nuk është marrë me këtë aktivitet.

U bëmë qendra e botës, turpi për shkak të raportimeve që erdhën nga agjenci ligjzbatuese të vendeve ku qytetarët ishin mashtruar përmes këtij procesi. Kemi goditur për shkak të informacionit të tyre. Cili ka qenë aktiviteti i AMF për të goditur këtë fenomen. Çfarë ka bërë autoriteti për të zbatuar ato që la komisioni?

Nga agjenci të tjera, përfshi SHISH apo agjenci të tjera që merren me krimin ekonomik, keni pasur informacion apo jo? I njëjti fenomen kriminal është shfaqur në kriptovaluta. Parlamenti kreu një përpjekje të mirë muaj më parë duke miratuar legjislacionin e domosdoshëm për të rregulluar veprimtarin në këtë fushë. Mase jemi të parët që e kemi pranuar me ligj, por problemi është aktiviteti kriminal dhe i palicensuar që po bën kërdinë veçanërisht në zonën Tiranë Durrës. Janë agjenci të tjera ligjzbatuese që janë marrë me fenomenin dhe goditjen e fenomenit. Tani që kemi një bazë ligjore, cilat kanë qenë masat e mara nga autoritet për goditjen informale në këtë treg”, tha Braçe.

Kreu i AMF, Ervin Mete, ka thwnw se për ligjin e aseteve virtuale bazuar në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë, përgjegjësia e miratimit të akteve nën ligjore është e disafish, miraton disa akte Këshilli i Ministrave, disa akte AKSHI, pastaj AMF, ka një pjesë nga Banka e Shqipërisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të parave.

"Në këtë fushë nuk ka asnjë aplikim pranë nesh për këtë aktivitet. Arkitekturat e atij ligji është e tillë që së pari duhet të ngrihen agjentë të  teknologjisë të regjistrave të shpërndarë. Licencat kryesore që jepen janë bursa të tre kategorive A, B, C për shkëmbim të kripto-aseteve deri në ato që mund të bëjnë këmbimin me para fizike. Nuk ka asnjë aplikim në këtë fushë", tha ai. 

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë