Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, thotë se nga verifikimi i dokumentacioneve dhe lejes përkatëse rezulton se rrëshqitja masive e tokës dhe si rrjedhojë dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, nuk ka të bëjë me shfrytëzimin e lumit Shkumbin për marrjen e inerteve, nga kompania kontraktore. Kjo e fundit, sipas Kozelit, po punon në përputhje me lejen e marrë për shfrytëzimin e lumit.

"Gjatë këtyre 2 ditëve kam parë në rrjetet sociale që lidhin fenomenin e ndodhur me punimet ose marrjen e inerteve në lumë. Do doja shumë ta përgënjeshtroja sepse është dezinformim. Unë sot kam qenë në komunikim me IKMT, e cila ka sjelle dhe drejtorinë vendore të Elbasanit për të bërë një kontroll të dokumentacionit të kompanisë kontraktore. M’u konfirmua që koordinatat e dhëna në leje janë të sakta, pra aty ku meren inertet janë të sakta për këtë segment që ne po flasim. Ashtu sikur edhe leja e shfrytëzimit ka të gjithë dokumentacionin e nevojshëm",- tha Kozeli.


Lajmi kryesor:

'Paralizohet' juglindja, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për shembjen e aksit Librazhd-Pogradec! ARRSH: Synojmë ta hapim nesër! Ura e degraduar, duhet shembur (VIDEO)