Kreu i Bashkisë së Romës ndryshon
mendje, tërheq dorëheqjen e dhënë

ITALI – Kreu i Bashkisë së Romës, Ignazio Marino ka ndryshuar mendje për dorëheqjen e dhënë më 8 tetor dhe formalizuar më 12 tetor.

Në një status në “Twitter”, Marino shkruan: “Kam vendosur të tërheq dorëheqj e dhënë më 12 tetor”.

Tërheqja nga ky vendim vjen kur mbeteshin dhe pak ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, pasi ligji parashikon n20 ditë kohë.

Marino dha dorëheqjen pas dy vitesh në detyrë pas akuzave për korrupsion.

Marino ka partinë e tij kundër dhe Partia Demokratike mund të përdorë disa skenarë për ta rrëzuar duke nisur që nga mocioni i mosbesimit me anë të këshilltarëve, dorëheqja masive e tyre apo mos miratimi i buxhetit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa

VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa