Kreu i Bashkisë Shijak për Report Tv: Kemi ndërtuar 100 banesa individuale dhe 4 shkolla! Brenda vitit nis ndërtimi i 30 pallateve

1 vit pas tërmetit tragjik që u mori jetën 51 qytetarëve dhe dëmtoi qindra ndërtesa, procesi i rindërtimit vijon ende.

Shumë qytetarë qëndrojnë ende në çadër teksa presin që të hyjnë në banesat e tyre të reja. Kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana tha se aktualisht po ndërtohen 567 banesa individuale prej të cilave kanë dorëzuar 100.

Në një intervistë për Report Tv ai thotë se ka përfunduar restaurimi i 27 ndërtesave të dëmtuara, 80 % prej tyre plotësisht ndërsa brenda javës së parë të dhjetorit do të mbyllen të gjitha.

"Ne krijuam dy kampe për të dëmtuarit nga tërmeti. Kemi bërë më shumë se 10 mijë inspektime në të gjithë territorin. Në Bashkinë e Shijakut po ndërtohen 567 banesa individuale nga të cilat për 100 prej tyre kemi dorëzuar çelësat ndërsa për pjesën e mbetur do të përfundojnë deri në muajin dhjetor 2020. Ne kemi bërë heqjen e mbetjeve për 30 pallateve për t'i hapur rrugë dhe ndërtimit të banesave kolektive e cila ka filluar me infrastrukturën e brendshme pasi është faza e parë e rindërtimit dhe brenda javës së parë të muajit dhjetor bëhet dhe hapja e plateve të këtyre pallateve. Në Bashkinë Shijak janë bërë restaurimi i 27 ndërtesave të dëmtuara, 80 % prej tyre kanë mbaruar ndërsa pjesa tjetër përfundon në javën e parë të dhjetorit" - tha Arbana.

Ndërkohë për 6 institucione arsimore të prishura nga tërmeti, Arbana tha se brenda muajit nëntor ndërsa 2 të tjerat do të përfundojnë në muajin mars të vitit të ardhshëm.

"Në Shijak, nga tërmeti u prishën 6 institucione arsimore. 4 prej tyre kanë vazhduar rindërtimin me grantet e qeverisë dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe siç jemi zotuar brenda muajit nëntor ato do të dorëzohen shumë shpejtë. Përsa i përket 2 objekteve të tjera arsimore, më saktësisht për shkollën 9-vjeçare "Rilindja" dhe kopshtin nr 2 do të vazhdojnë pas 1 muaji  pasi kanë një procedurë më të zgjatur pasi financohen nga UNDP dhe do të përfundojnë deri në mars" - tha Arbana.

Kryebashkiaku Arbana u shpreh se aktualisht janë dhe 23 familje që po qëndrojnë ende në çadra por brenda një kohe shumë të shkurtër ata do të futen në shtëpitë e reja. Ai tha se procesi i rindërtimit ka ecur përtej pritshmërive dhe se pallatet e reja janë ndërtuar me standarte europiane dhe nuk rrezikojnë nga një tërmet i dytë.

"Nga dita e parë e tërmetit ne kemi marrë të gjitha masat për ata qytetarë shtëpiat e të cilëve u përcaktuan me dëmtime të nivelit DS4. Kanë marrë bonus qiraje. Sot që ne po flasim, ne kemi 23 familje në çadra, që për disa ditë do të vendosen në shtëpi. Në Bashkinë e Shijakut nuk kemi patur viktima. Të gjitha pallatet e vjetra janë ndërtuar përpara demokracisë ndërsa pallatet e reja po ndërtohen me standarte europiane dhe më rezistente. Procesi i rindërtimit në Shijak ka ecur përtej pritshmërive. Kemi 80 familje që nuk plotësojnë kondicionet urbanistike. Lagjia Lugina është një nga lagjet më të prekura ku kanë qenë 19 pallate. Në atë lagje do të ketë vetëm banesa kolektive. Kemi patur mirëkuptimin e banorëve ndaj dhe procesi ka ecur përtej pritmërive. Data 17 shkurt 2020 ishte një datë rreze drite falë donatorëve. Përsa i përket Bashkisë Shijak, shteti zvicerian kanë kanalizuar të gjithë ndihmën për 228 familje me nivel dëmi ds1 ds2 dhe ds3" - tha Arbana.

Së fundmi ai bëri një apel për të gjithë qytetarët e Shijakut banesat e të cilëve janë dëmtuar se ata do të vijojnë të trajtohen me bonus qiraje derisa të futen në banesat e tyre të reja.

"Ju siguroj të gjithë banorëve që i është dëmtuar banesa se të gjithë do të trajtohen me bonusin e qirasë derisa ata të futen në shtëpinë e tyre të re" - tha Arbana.

 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 27/11/2020 00:09

    ARBANA PARA SE TE FILLOSH TE NDERTOSH SHTEPITE NE SHIJAK BEJ PLANIN URBANISTIK,,,MOS E BEJ SHIJAKUN SI DURRESIN DHE TIRANEN QE NUK SHIHEN ME SY...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja