Kryeqytetit do t’i shtohen 30 shkolla të reja. Lajmi u dha nga kreu i Bashkisë Erion Veliaj, i cili gjatë një takimi elektoral në zonën e Kasharit u shpreh se qeveria ka aprovuar projektin e bashkëfinancimit me Bashkinë për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë.
“Qeveria shqiptare, kryeministri ynë Edi Rama sapo aprovoi projektin e bashkëfinancimit me Bashkinë e Tiranës për 30 shkolla të reja, nga të cilat dy 9-vjeçare dhe një e mesme do ndërtohen në zonën Kashar-Yzberisht-Kombinat. Pra 3 shkolla të reja, aq sa ka kërkuar vetë komuniteti këtu”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj kërkoi mbështetjen e qytetarëve të Tiranës për në 25 qershor në mënyrë që të vijojë mbështetje e pushtetit qendror për investimet në Tiranë. Veliaj deklaroi se brenda një vit e gjysmë, Bashkia e Tiranës ka ndërtuar një numër të madh kopshtesh dhe çerdhesh, të cilat nuk u ndërtuan gjatë kohës së Bashës.
“Vetëm në këtë vit kemi rikonstruktuar 30 çerdhe në Tiranë, aq sa po ndaj me kryeministrin para ca ditësh dhe ambasadori francez më tha një ditë, e hoqa nga një çerdhe private, e çova në një çerdhe publike, jo për çmimin, por sepse pashë se si trajtohej, se çfarë cilësie kishte infrastruktura, pashë se si ushqehej. Partitë tona s’janë njësoj, një parti që bëri 11 vjet çerdhe me Edi Ramën, një parti që prapë bën çerdhe sot me bashkinë e re të socialistëve dhe një parti tjetër që për katër vite s’ndërtoi asnjë çerdhe. Ne kemi bërë 36 kopshte në vetëm një vit e gjysmë”, tha Veliaj.
Duke u ndalur tek banesat sociale, Veliaj deklaroi se ndryshe nga administrata Basha që i bllokoi, brenda një kohe të shkurtër u mundësua shpërndarja e tyre tek njerëzit në nevojë. Gjithashtu Veliaj theksoi se Bashkia do të shpërndajë edhe kreditë e buta për të pastrehët, ndërkohë që gjatë drejtimit të Bashkisë prej Bashës, përfitues ishin vetëm ministrat, deputetët apo drejtorët demokratë.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.8%
-
Të gabuar
27.5%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 1738
Lajme të tjera
-
Kurti pas takimeve në Tiranë: I vura në dijeni për marrëveshjen e Ohrit! Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
26 Mars, 18:16
-
I gjithë rrjeti zien me ngacmimet e tyre, Luizi pyet Jorin: T’i themi të gjithë shtëpisë se si njihemi? Modelja: Jo, të shikoj si vëlla tani
26 Mars, 17:55
-
DW: Simpati në Tiranë për kurajën e Albin Kurtit
26 Mars, 17:55
-
Meta takon Kurtin: Mbështes qëndrimet e Kosovës për normalizimin e dialogut me Serbinë
26 Mars, 17:48
-
Vendosja e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, Borrell: Gati për sanksione të reja
26 Mars, 17:45
-
Ç’po kurdisin? Olta dhe Dea komunikojnë në dush pa mikrofona, mister se çfarë kanë thënë! Ndjekësit kërkojnë zarfin e zi
26 Mars, 17:38
-
Rusi-Kinë, Peskov: Bisedimet mes Putinit dhe Xi Jinping zgjatën më shumë se sa pritej
26 Mars, 17:27
-
Poloni-Shqipëri/ Konferenca para ndeshjes, Sylvinho: Përgjegjësi e bukur të përfaqësosh një komb! Cikalleshi: Të gjithë bashkë bëjmë mrekullinë (VIDEO)
26 Mars, 17:21
-
Bota e Putinit bëhet më e vogël
26 Mars, 17:16
-
Tentoi të korruptonte policinë në Shkodër me 2000 lekë, arrestohet shoferi i dehur
26 Mars, 17:05
-
Ben Andoni: Alibeaj vs Alibeaj
26 Mars, 17:02
-
NATO: Retorika e kërcënimit bërthamor nga Moska është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme
26 Mars, 16:53