MAQEDONI- Drejtoresha e Bankës Botërore në Maqedoni, Tatiana Proskuryakova, ka thënë se përgatitja e projektit të HEC në fushën e Lukovës do të bëhet në përputhje me ligjet dhe rregullat ndërkombëtare. Në një intervistë për “Koha.mk”, Proskuryakova tha se do të merret në konsideratë të gjitha pikëpamjet, ndikimi në ambient, apo biodiversitetin në rajonin e Dibrës, si dhe kundërshtitë e palëve të interesuara në këtë çështje.
Drejtoresha e BB në Maqedoni tha se “me kërkesë të qeverisë së Maqedonisë, në kemi rënë dakord për të vlerësuar mbështetjen e mundhsme për projektin “Fusha e Lukovës”.
Projekti i Qeverisë së Maqedonisë për ndërtimin e një kapaciteti hidroenergjetik në fushën e Lukovës në Dibër ku Banka Botërore paraqitet si kreditues kryesor, këto ditë ka shkaktuar shumë polemika në opinionin e vendit, por edhe në Shqipëri. Kjo për arsye se si pjesë kryesore të projektit parashikohet marrja e një pjese të ujit të Lumit Radika drejt kapacitetit hidroenergjetik që do të ndërtohet në Fushën e Lukovës, si dhe bartja sërish e një pjese të këtij uji drejt kapaciteteve tjera energjetike në Mavrovë, respektivisht devijimit të saj drejt Lumit Vardar.
Thënë thjesht, një pjesë e ujit të Radikës në vend që të përfundojë në Lumin Drini i Zi respektivisht në Detin Adriatik, ai përmes sistemit të kanaleve të reja do të përfundojë në Lumin Vardar, përkatësisht në Detin Egje. Ky spostim i ujërave sipas ambientalistëve dibranë dhe pushtetit lokal, do të ketë ndikim katastrofal për florën dhe faunën e rajonit më të gjerë, ndërsa në Shqipëri do t`i ulë edhe më shumë prurjet e ujit në kaskadat hidroenergjetike në lumin Drin.
Deri ku janë bisedimet me Qeverinë e Maqedonisë lidhur me projektin “Fusha e Llukovës”. Sipas disa informacioneve Banka Botërore në një rast ka refuzuar këtë projekt për shkak të mundësisë së ndikimit negativ në ambientin jetësor dhe të biodiversitetit në rajonin e Dibrës?
Me kërkesë të qeverisë së Maqedonisë, ne kemi rënë dakord për të vlerësuar mbështetjen e mundshme për projektin “Fusha e Llukovës”, projekt ky i cili synon të rrisë varësinë e vendit ndaj energjisë së rinovueshme dhe të përmirësimit të kapacitetit të magazinimit të ujit, për të reduktuar vulnerabilitetin e saj ndaj luhatjeve gjatë reshjeve. Kjo do të përfshinte ndërtimin e një dige të ruajtjes me një rezervuar relativisht të vogël të ujit dhe të shoqëruar me një kapacitet të hidrocentralit. Një objektiv kryesor i projektit është që të rrisë efikasitetin me të cilin kapacitetet ekzistuese të hidrocentraleve funksionojnë në mënyrë që centralet e reja për prodhimin e energjisë nuk do të ishin të nevojshme. Sistemi energjetik i Maqedonisë aktualisht mbështetet në lëndët djegëse të fosileve edhe atë për 75 % të konsumit të energjisë elektrike. Qeveria është e përkushtuar për të përdorur më shumë energjinë e rinovueshme duke e reduktuar varësinë e saj nga importet jo të besueshme dhe shpesh të shtrenjta të energjisë. Ne mbështesim përpjekjet e Maqedonisë për të lëvizur sa më larg nga varësia energjetike nga karburantet fosile drejt burimeve të ripërtëritshme të energjisë siç janë hidrocentralet gjithnjë në përputhje me strategjinë e vendit.
A jeni njohur me reagimet e popullatës dhe OJQ-ve lokale në Dibër dhe Peshkopi të cilët fuqimisht e kundërshtojnë këtë projekt me pohime për ndikim negative ne biodiversitetin e rajonit me spostimin e rrjedhës së ujit nga Lumi Radika drejt Vardarit?
Banka Botërore është takuar me organizatat lokale dhe ndërkombëtare të shoqërisë civile gjatë disa viteve të fundit për të diskutuar shqyrtimin tonë rreth projektit “Fusha e Llukovës”. Ne do të vazhdojmë të takohemi me të gjithë aktorët e interesuar gjatë shqyrtimit tonë të projektit. Konsultimi i ardhshëm publik do të mbahet në muajt në vijim për të diskutuar propozim vlerësimin për ndikimin mjedisor si dhe të ndikimit social. Banka Botërore nuk e mbështet zhvillimin hidroenergjetik në zonat ekologjikisht të mbrojtura. Edhe pse projekti i propozuar për Fushën e Llukovës është e vendosur brenda Parkut Kombëtar të Mavrovës, ajo do të ndërtohet në një zonë të klasifikuar si zona e përdorimit të qëndrueshëm dhe jo në zonën e mbrojtjes strikte. Asetet hidroenergjetike kanë funksionuar në këtë fushë që nga viti 1957. Mbështetja e ardhshme e Bankës Botërore është në varësi të projektit i cili duhej projektuar ashtu që të përjashton zonat e mbrojtura. Për shembull, punimet në Luginën e Projfelit ishin të përjashtuara nga projekti i propozuar edhe atë në mënyrë specifike, për të akomoduar një zonë të mbrojtur.
Tirana zyrtare, përfshirë edhe kryeministri Rama kanë reaguar kundër këtij projekti duke deklaruar se nuk do të ketë projekt pa pëlqimin e institucioneve shqiptare?
Si pjesë e aktiviteteve përgatitore, Banka Botërore do të sigurojë që projekti është në përputhje me politikën operacionale për projekte ndërkombëtare të rrugëve ujore. Si e tillë, pikëpamjet e të gjitha palëve të interesuara do të merren në konsideratë, si të progresit të përgatitjeve të projektit dhe në përputhje të plotë me politikën përkatëse të Bankës Botërore .
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com