Kreu i BDI, Ali Ahmeti: “Open Balkan” nuk është ripushtim i Kosovës! Gjërat të merren me gjakftohtësi, të pranohet çfarë është e dobishme

Kreu i BDI, Ali Ahmeti: “Open Balkan” nuk është ripushtim i Kosovës! Gjërat të merren me gjakftohtësi, të pranohet çfarë është e dobishme

Kreu u BDI-së Ali Ahmeti

Javë më parë, liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë u mblodhën në Forumin e Shkupit duke e pagëzuar nismën e “minishengenit ballkanik” si “Open Balkan” ose “Ballkani i Hapur”, nismë në të cilën Kosova refuzon të marrë pjesë.

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, vlerëson se Kosova duhet të shohë interesin e saj në raport me zhvillimet rajonale, por thotë se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” nuk është përgatitje për një “ripushtim të Kosovës”.

Ahmeti thotë se Kosva duhet të pranojë atë çfarë është e dobishme për të e më pas të vendosë nëse dëshiron t’i bashkohet kësaj nisme.

 “Gjërat nuk duhet të merren me emocion, gjërat duhet parë me gjakftohtësi, çka është e dobishme për Kosovën të pranohet, çka mund të jetë e dëmshme mos të pranohet. Por nga këto nisma unë nuk shoh që përgatitet ndonjë ripushtim i Kosovës, kjo është nismë që vullnetarisht mund t’i bashkëngjiten edhe vendet e tjera të rajonit, mund të mos i bashkëngjitën, secili shtet sheh interesat e veta, aty ku rrezikohen e kërcënohen interesat e shtetit sigurisht që nuk i bashkëngjitet një nisme të tillë”, thotë Ahmeti.

Ahmeti thotë se Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në rrugën e saj evropiane, ku shton se përderisa i gjithë rajoni e synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, nevojitet bashkëpunim dhe se pa paqe dhe siguri vendet e rajonit nuk do të arrijnë në BE.

Sot kur bëhen dy dekada prej nënshkrimit të marrëveshjes e cila i dha fund konfliktit në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve, Ahmeti thotë se ai dokument ishte faktor i rëndësishëm për normalizimin e raporteve në mes të dy komuniteteve.

Megjithatë, kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim të plotë, ku përmend ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.

“Te zbatimi i ligjit të gjuhës shqipe ka ngecje, por sigurisht që duhet më shumë përkushtim por edhe ndërgjegjësim edhe të palës maqedonase sepse ka nga pala maqedonase që e bojkotojnë, që e anashkalojnë, këto janë çështje me të cilat jemi përballë tash e 20 vite dhe nuk duhet shumë të dëshpërohemi sepse të tjerët nuk punojnë me dinamikën që kërkojmë ne. Jam shume i sigurt që me investimet në kuadro që kemi bërë do të përshpejtohen këto procese”, thotë ai.

Ahmeti thotë se në Maqedoninë e Veriut vazhdon të ketë sektorë ku shqiptarët nuk janë të përfaqësuar. /Kosovapress/

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Begu: 14/08/2021 20:48

    Ketu eshte qellimi te kundervihet Rames dhe te Arrihet qellimi i thellimit te percarjes ndershqiptare sa me ashper.

    Përgjigju
  • katarakti 2: 14/08/2021 08:33

    Me vjen mire qe Shqiptaret e Maqedonise kane keto mendime! Kosova duhet te shkoje ne takimet e kesaj ndermarje te mbeshtetur nga Amerika dhe BE!Le te shtroje pikpamjet e saj dhe te shikoje reagimin,edhe te tradhetarit Edi! Por ju jeni kaq mendjeshkurter sa harruat se cfare ju beri Saliu ne kohen e luftes!Injoranca s'ka brire!"Patriotizmi eshte streha e fundit e maskarenjve" thone! Ne duhet te edukohemi te behem Europiane nga islamike qe jemi tash!Vetem me antiserbizmin e rreme nuk zhvillohet Kosova!

    Përgjigju
    • Arbëri: 16/08/2021 17:18

      As SHBA as BË nuk e mbështesin kë marrëzi kriminale, SHBA dhe BE mbështesin bashkpunimet rajonale supas marrveshjës së Berlinit!!!

  • Arbëri: 13/08/2021 18:04

    Paska fol edhe analfabeti i udb-s !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen