LUSHNJE- Prokuroria e rrethit Gjyqësor Lushnjë vazhdon hetimet për zbardhjen e të tjera aferave korruptive që mund të jenë bërë nga ish-drejtoresha e Arsimit në Lushnjë, Liza Tabaku.
Sipas burimeve pranë kësaj Prokurorie, por edhe nga vetë mësuesit të cilët janë emëruar në punë gjatë kohës që drejtoresha e Arsimit ka qenë në këtë funksion, këta të fundit po thirren për t’u marrë në pyetje pranë organit hetimor.
Sipas tyre, të gjithë ata mësues të cilët janë futur në punë nga firma e Liza Tabakut, mësuesit që kanë bërë transferime nga një vend pune në një tjetër, apo edhe ata që janë emëruar në poste më të larta në arsim.
Pak ditë pas arrestimit Prokuroria ka bërë edhe një thirrje publike për të gjithë ata që kanë informacion ose për ata mësues që u është kërkuar ryshfet për një vend pune nga ish-drejtoresha e Arsimit.
Liza Tabaku u arrestua pak ditë më parë nga Inspektorati i Krimit Ekonomik pranë Drejtorisë së Policisë Fier. Në momentin e arrestimit asaj i janë sekuestruar 12 mijë euro dhe 800 mijë lekë, të cilat mendohet se i ka marrë si ryshfet për vende pune.
Gjithashtu, sipas publikimit të disa mediave, mësohet se Prokuroria disponon prova edhe për favore seksuale të kërkuara nga ish-drejtoresha Liza Tabaku për mësueset që dëshironin të bënin karrierë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO