Kreu i farmacive: Vasili,
e ka mjeruar shëndetësinë

Kreu i farmacive: Vasili,<br />e ka mjeruar shëndetësinë
TIRANE- Arjan Jaupllari, kreu i "Urdhrit të Farmacistëve" të Shqipërisë në një intervistë për "Shqiptarja.com", thotë se ministria e Shëndetësisë duhet të ketë një sistem të qartë të kontrollit të recetave dhe jo të lëshojë urdhra pa doganë.

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ia ka deleguar një pjesë të madhe të fajit, mjekëve dhe farmacistëve, për përdorimin pa kriter të antibiotikëve. A jeni ju dakord me këtë qëndrim?
Deklarimi i dy ditëve më parë ku u fajësuan profesionistë të shëndetësisë si mjekë dhe farmacistë, të cilët punojnë çdo ditë me pacientët për të siguruar shëndetin etyre, mbetet në kuadrin e fjalëve, të cilat na largojnë nga zgjidhja e problemeve reale. Ne kemi nevojë për veprime konkrete të Ministrisë! Ministri Vasili është i njohur për urdhrat pa doganë që lëshon çdo ditë më shkrim dhe që asnjëri prej tyre nuk gjen zbatim, ç'ka vërteton se janë hartuar pa bazën e nevojshme ligjore, ose bien ndesh me të.

A ka të drejtë ministri Vasili në këtë qëndrim?

Përsa i përket kësaj deklarate ajo është qesharake sepse një ministër, del para opinionit publik duke u qarë se fajin ma kanë ata që unë drejtoj. Atëherë kur prefesionistët e shëndetit nuk zbatuakan ultimatumet e tij gojorë dhe urdhrat me shkrim duhet të kthehet e të shikojë fajin te vetja, sepse nuk ja kanë atë, as mjekët e farmacistët, por është ai që nuk di të hartojë politika dhe legjislacion të përshtatshëm për funksionimin e sitemit. Kot deklaron se ka një ligj që ndalon përdorimin e antibiotikëve.

Pra ju po thoni se nuk ka një ligj për këtë?
Gënjen! Ju mund të shkoni ta pyesni se, cili ligj është dhe do ta provoni gënjeshtrën me bisht. E vërteta për përdorimin e antibitikëve është e shkruar ndryshe dhe mësohet që në bangat e shkollave të profesionistëve të shëndetit, ku janë të përcaktuara qartë kriteret e përdorimit të antibiotikëve dhe mënyrat e përshkrimit të tyre dhe ato janë të njëjta në gjithë botën.

Dhe çfarë duhet të bëjë ministria në këtë rast?

Ajo që është e veçanta për të gjitha vendet është se si detyrohen profesionistët e shëndetit të zbatojnë këto rregulla, kontrollin e zbatimit të tyre dhe sanksionet ndaj shkelësve. Këtë detyrë parësore mund të shkoni t'ja kërkoni Vasilit, i cili me ardhjen në krye të Ministrisë ka premtuar hartimin e një rregulloreje për recetën e
lëshuar nga mjeku dhe kopje recetën e lëshuar nga farmacisti, për barnat që duhet të jepen me recetë, rregullat e pershkrimit të tyre, mënyrën e kontrollit dhe sanksionet ndaj shkelësëve. Por Ministri Vasili, jo vetëm që nuk e mbajti premtimin, por deklaron në konferenca, ku nuk fton asnjë farmacist dhe ju hedh fajin kur duhet ta mbajë vetë. Sigurisht që ndjej dy herë këqardhje ndaj Ministrit Vasili, për atë që premtoi dhe nuk e bëri dhe për atë, që nuk ka më kohë të realizojë premtimin, sepse i ka ardhur fundi, pasi e çoi sistemin shëndetësor në tërësi dhe atë spitalor në veçanti, në gjendjen me të mjerueshme ku nuk ka qenë asnjëherë.

"PËRDORIMI PA KRITER I ANTIBIOTIKËVE, PROBLEM REAL"
Kreu i farmcistëve të vendit, pranon se për dorimi i papërshtatshëm i antibiotikëve është një problem real i cili, në Shqipëri, vjen si rezultat i një kulture të gabuar në kurimin e sëmundjeve infektive. Në këtë situatë, ai sugjeron se gjëja e fundit, e cila duhet bërë nga autoritetet kompetente të shëndetësisë, është roli i fajësuesit
në media. "Sepse kjo sjell disa rrjedhoja negative, duke filluar që nga dekurajimi i personelit shëndetësor e deri paniku në popullsi dhe mosbesimi ndaj bluzave të bardha", - shpjegon Jaupllari.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë