Zyra e FRPD-së pranë selisë së Demokratike është e hapur për të mbledhur dhe shpërndarë ndihmat e ofruara.

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi së bashku me kryetarin e Forumit Rinor të Paskuqanit dhe anëtarë të FRPD-së, shpërnandë ndihma zonën e Babrrusë, Kodër të Kuqe dhe Paskuqan.

Të rinjtë shpërndanë ndihma ushqimore për familjet e prekura nga përmbytjet për t’u ardhur sado pak në ndihmë, ku varfërisë ekstreme të tyre, u janë shtuar dhe përmbytjet që kanë shkatërruar dhe ato pak gjëra që kishin.

Këlliçi u bëri thirrje të gjithë të rinjve, jo vetëm anëtarë e simpatizantë të FRPD-së, por të të gjitha forumeve rinore dhe atyre të paangazhuar, të solidarizohen me banorët e përmbytur duke dhuruar, në bazë të mundësive të gjithkujt.

“Sot bashkëqytetarët tanë kanë nevojë për ne, prandaj t’u gjendemi pranë me sa mundësi kemi. Sot ata kanë nevojë për ne më shumë se kurrë, ndaj secili të mendoje si për familjarët e tij”, theksoi Këlliçi.​

Er.K/Shqiptarja.com