'BF' humbi në Rrogozhinë, Xhaferri: Janë prerë 2000 bileta avioni që të vijnë e të votojnë për Memollën! Kemi prova, do i çojmë në SPAK

Në radhët e Foltores arsyen për humbjen e kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ Shkëlqim Hoxha, në bashkinë e Rrogozhinës, ia faturojnë mekanizmit shtetëror për të blerë votat.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, kreu i të rinjve të Rithemelimit të PD-së, Besart Xhaferri tha grabitja e bashkisë ka ardhur duke nisur që nga dhënia e parave për tërmetin e deri tek prerja e 2000 biletave të avionit që të votojnë Memollën. Për gazetarin Arbër Hitaj, Xhaferraj tha se ato kanë prova për këtë dhe se do t’i çojnë në SPAK.

‘Janë votues jashtë Rrogozhinës. Janë detyruara për të ardhura që të fitojnë paratë e tërmetit. Tërmeti nuk pati efekt në Rrogozhinë, por çdo familje në Rrogozhinë i është ofruar që të marrë lekë tërmeti 5 mln lekë për gjitha për zgjedhjet. Është një bashki e grabitur. Ka marrë vetëm 200 vota më pak. Me një super kandidat për mua ai kandidat ka bërë punë të shkëlqyer, por në fund fare efektiviteti i të gjithë votuesve që s’kanë pikë lidhje me Rrogozhinën.

Janë prerë 2000 bileta e avioni nga pala e Memollës që ta votojnë. Janë deri në 1 mln euro. SPAK të merret me këto bileta avioni se çfarë po ndodh. Do i denoncojmë dhe në SPAK. Ka qenë një shtet rrethim 1 mujor. Unë ndihme i keq ardhur që ajo bashki u humb.  Kemi prova konkrete. Drejtësia duhet të bëjë detyrën. Flamur Noka aty ka qenë në mbështetje të kandidatit. Anëtarët e kryesisë aty kanë qenë.

Të rritet pjesëmarrja me 20% kuptohet se aty ka pasur një makineri të madhe shtetërore. Në çdo qendër ishin 30 plus. Të gjithë këta që votuan, ekstra janë marrë me Memollën. Jemi të lodhur edhe ne që mundohemi të garojmë me rregulla loje që mundohet se janë të drejta.’- tha Xhaferraj.

Zgjedhjet e përsëritura të 23 korrikut në Rrogozhinë i dhanë një tjetër ‘shuplakë’, këtë herë më të fortë koalicionit “Bashkë Fitojmë” të kryesuar nga Berisha dhe Meta, pasi fitorja e kandidatit socialist Edison Memolla nuk ishte më me 21 vota si në zgjedhjet e 14 majit por me diferencë prej 1752 vota kundrejt kandidatit të opozitës Shkëlqim Hoxhës.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baboci: 26/07/2023 20:31

    Hani lule dilli tani per 4 vjet a ju rujt zoti se ato leke qe more 4 dit ishin keni tani shternoni bythën ene bleni cigare te hapme nejse urime per fitoren se e merituat. i blet rrogozhinsit ato brekgrismit jo ato agallarët dhe ato me zemër ajt tani shtet legen barbona

    Përgjigju
  • Ilir: 26/07/2023 15:49

    Sa poshte ka rene PDja me keta injorante! Bleu 2000 bileta qe te vine te votojne per kandidatin e PS, po edhe sikur , aq banore ska komplet Rogozhina, ose me shkurt ka sjedhe simpatizantet e vet! Dhe ku qendron e keqja ketu? Dhe e fundit dhe me kryesorja a thu qe Rogozhina si NEW YORKu dhe i duhet qeverise! Pale ka dhe prova! Turp , po po turp ku u katandise ajo parti me keta dhe me ata qe jane ! ????????????

    Përgjigju
  • Maks: 26/07/2023 09:29

    Per mendimin tim ky zotnia ka te drejt Ne rast se kofirmohet akuza se kan paguar bileten emigranteve Partia socialiste duhet ti kthej leket shtetit Dhe organizatoret te ven ne burg Ne rast te kundert ky zotnia genjen dhe ky te vej ne kokerr te burgut per shpifje

    Përgjigju
  • Ben: 26/07/2023 08:33

    Ik more idiot.

    Përgjigju
  • Stili i Lulit: 25/07/2023 23:50

    Ti mor djal ke nje problem, si fillim ti e more “postin” me mashtrim, pra tu dhurua nuk e fitove. Sa integritet duhet te kesh qe edhe fillimin tend ne politike nuk e ke me merite por me hile. Psh mua do me vinte turp qe edhe mos ta fitoja edhe te dilja te jepja mend. Imagjino ti neser ne nje post ose dicka tjeter cfare ben. Stili i Lulit me dukesh. I impostuar, pa karizem politike dhe drejtuese dhe per me teper fillim te mbrapshte me hile!

    Përgjigju
  • niko: 25/07/2023 23:26

    Si nuk hoqen dore keta idjote nga justicikimet, populli eshte i zgjuar dhe nuk voton per te inkriminuarit non grata e Like floririn.

    Përgjigju
  • Roni: 25/07/2023 22:26

    Ik o pallosh,uroji fitoren edhe ik ne plazh,budalla kokbostan,nje muhabet,na vodhen,na prene bileta,na bene presion,koksallator

    Përgjigju
  • Drejtesia: 25/07/2023 19:30

    Provat e syve tuaj qe tju dalin,poshtersite e biletave te avionit e bet ju me kavajen dhe kujtoni se e bejne te gjithe partite,prova kemi plot per ju ndyresira qe vazhdoni me manovrat e poshtra te blerjes njerzve injorant! Ikni zhytuni ne mut,ndyrsira qe nuk lejoni vendin te shkoj perpara!

    Përgjigju
    • Kistra: 25/07/2023 21:15

      Drejtesia respekte! Fiks komenti qe do beja edhe une.

  • Askushi: 25/07/2023 18:37

    Ju ka mbi ne goje Spaku.jeni bo gazi botes.rrini urte dhe nja 2 vjet se do boheni dhe me keq.jeni parti komunistokapitalizta.paryi e djathte qe mendoni dhe ecni majtas

    Përgjigju
    • Puppett i kerricit! Sa turp keta te rinj me mendje te plakur!: 26/07/2023 00:37

      Te rinj primitive!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024