TIRANE, 11 Dhjetor/ATSH/-Drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror të Punës zhvilluan sot një takim pune në mjediset e Kryqit të Kuq Shqiptar.
Takim kishte për qëllim trajnimet dhe aftësimin e punonjësve për dhënien e ndihmës së shpejtë në rastet e ndodhjes së anksidenteve.Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Punës,Dritan Ylli si dhe Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar, Ylli Alushi vizituan disa prej klasave ku po zhvillohej kursi trajnues.
"Një ndër qëllimet kryesore të ISHP-së është krijimi i vendeve të sigurta dhe të shëndetshme në punë me qëllim parandalimin e aksidenteve, por dhe në rastet kur këto ngjarje ndodhin merr rëndësi jetike dhënia e ndihmës së parë dhe të shpejtë, theksoi Ylli pas takimit. Gjithashtu ai theksoi se është një detyrim ligjor dhe human që 1 ndër 10 të punësuar të jetë i aftësuar për ofrimin e një ndihme të shpejtë dhe cilësore.
Ndërsa nga ana e tij Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar përmbylli këtë takim duke falenderuar Inspektoriatin Shtetëror të Punës për iniciativën dhe mbështetjen e tij në këtë fushatë sensibilizuese. Ai u shpreh se Kryqi i Kuq Shqiptar është i gatshëm që ashtu si deri më tani të realizojë këto kurse në kohë dhe me cilësi në të gjithë vendin./a.g/









