Kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, ka përshëndetur miratimin nga Këshilli i Ministrave të ndryshimeve në ligjin për sponsorizimet në sport.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ylli shkruan se ky ligj krijon një urë të re bashkëpunimi mes sportit dhe biznesit, duke i dhënë këtij të fundit mundësinë që të bëhet pjesë aktive e zhvillimit sportive në Shqipëri.
Ai theksoi se ky është një hap i rëndësishëm që i shërben Komitetit Olimpik, federatës së Futbollit, klubeve të sportistëve dhe mbi të gjitha brezit të ri, për më shumë mundësi dhe kushte më të mira për të përfaqësuar Shqipërinë.
“Ky ligj krijon nje ure te re bashkepunimi mes sportit dhe biznesit, duke i dhene ketij te fundit mundesine te behet pjese aktive e zhvillimit sportiv ne Shqiperi.
Si President i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar, por dhe si nje prej iniciatoreve te ketij ligji, e vleresoj kete zhvillim te rendesishem te Qeverise Shqiptare.
Ky eshte nje hap qe i sherben Komitetit Olimpik, federates se futbollit, te gjitha federatave, klubeve, sportisteve dhe mbi te gjitha brezit te ri, per me shume mundesi dhe kushte me te mira per te perfaqesuar Shqiperine.
Sot nuk po flasim thjesht per nje ligj te ri, por per nje mundesi te re, per nje vizion te ri dhe per ambicien per ta çuar sportin shqiptar ne nje tjeter nivel”, ka deklaraur Ylli përmes një postimi në rrjetet sociale.
Lajmi kryesor:
Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro! Braçe kritik: Tavani i pamjaftueshëm











