Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka pritur sot në një seancë informuese anëtarë të delegacioneve të trupave të administrimit të zgjedhjeve nga shtatë vende të ndryshme, Los Angeles, SHBA, Estonia, Kosova, Gjeorgjia, Bosnjë Hercegovina, Moldavia dhe Kirgistani.

Celibashi u ka paraqitur atyre veçoritë e sistemit zgjedhor shqiptar si dhe zhvillimet teknologjike të votimit elektronik dhe identifikimit biometrik të zgjedhësve.

Kujtojmë se në këto zgjedhje vendore, do të votohet elektronikisht në tre bashki, atë të Elbasanit, Vorës dhe Kamzës.

Të pranishmit gjatë takimit me Celibashin janë vëzhgues të pavarur gjatë zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Kujtojmë se shefja e misionit të OSBE-ODIHR në vendin tonë, Audrey Glover ka bërë me dije se gjatë zgjedhjeve të 14 majit në vendin tonë do të angazhohen 324 vëzhgues.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Maj, 10:37

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?