TIRANË - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot në takim lamtumire Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri David Cohen. Kryetari i Kuvendit e vlerësoi punën disa vjeçare të Ambasadorit Cohen në Shqipëri si një kontribut të vyer në ngritjen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Izraelit në nivel të shkëlqyer dhe i shprehu atij mirënjohjen për punën, përkushtimin dhe miqësinë që ka treguar ndaj Shqipërisë dhe popullit tonë.
Kryetari i Kuvendit bëri gjithashtu një vlerësim të veçantë për angazhimin e Ambasadorit Cohen dhe Ambasadës së Izraelit në Tiranë në funksion të rritjes së bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona mike.
Ambasadori i Izraelit David Cohen pasi shprehu kënaqësinë për misionin e tij në Shqipëri, si dhe për cilësinë e marrëdhënieve dypalëshe që gëzojnë sot dy vendet, e siguroi kryetarin e Kuvendit Meta se ai do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe rritjes së kontakteve njerëzore e kulturore mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Meta i uroi suksese Ambasadorit Cohen në angazhimet e tij të ardhshme dhe shprehu bindjen se shqiptarët mbështeten në miq të tillë që i shërbejnë me përkushtim forcimit të marrëdhënieve të ngushta që ekzistojnë mes dy vendeve dhe popujve tanë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com