Kreu i LDK, Mustafa: Jemi të hapur
për bisedime me VV pas zgjedhjeve

Kreu i LDK, Mustafa: Jemi të hapur<br />për bisedime me VV pas zgjedhjeve
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë gjatë një konference për shtyp se nuk ka një marrveshje që LDK-ja dhe Vetvendosja të shkojnë me listë të përbashkët në zgjedhjet e 11 qershorit.

Megjithatë, Mustafa nuk e ka përjashtuar mundësinë për bisedime me VV pas zgjedhjeve duke theksuar se do të jenë të hapur për marrveshje.

“Proceset pas zgjedhjeve mbeten të hapura dhe ne mbesim të hapur për të biseduar me Vetëvendosjen”, është shprehur kreu i LDK-së gjatë nëj konference ditën e enjte.

Gjithashtu Mustafa ka thënë se lista e deputetëve do të vendoset nga Këshilli i përgjithshëm i LDK-së.

“Ne sot kemi Këshillin e Përgjithëshëm dhe do t’i diskutojmë emrat e LDK­së, por ne do të vendosim për emrat e njerëzve tanë, presim që të kemi propozimet edhe nga partneret tanë”, ka thënë Mustafa.

Ditën e mërkurë LDK dhe VV zhvilluan takime për të shkuar sëbashku në zgjedhjet e parakohshme por pas deklaratave të kreut të LDK-së, partite duket do të shkojnë veçmas në zgjedhjet e 11 qershorit.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët