Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka zhvilluar një takim kokë me kokë me nënkryetarën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.
Të dy kanë biseduar për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që i presin.
“Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit “- shkruan Kurti në Facebook.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është takuar me nënkryetaren e LDK-së Vjosa Osmani, në kuadër të përgatitjeve për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës, ku në zgjedhjet e fundit këto dy parti morën shumicën e votave.