Ai siguroi edhe banorët se qeveria do t’i mbështesë ata, siç bën edhe me investitorët e huaj, ndërkohë kërkoi që të merren masa përkatëse përballë ndotjes së ujit dhe mjedisit nga mbetjet.
Banorët e Fushë Arrëzit protestuan më parë dhunshëm në fabrikën e bakrit, për të kërkuar punësim në fabrikë dhe pastrim të ajrit e ujit, që, sipas tyre, ndoten nga përpunimi i bakrit në fabrikë. Nga përballja me protestuesit, u plagos me sende të forta edhe shefi i Rendit i Komisariatit të Pukës, i cili ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën.
Pas protestës, kompania turke ka pezulluar punën në fabrikë, ku punojnë 170 persona. Gjykata e Pukës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 4, nga 5 banorët e Fushë Arrëzit, të akuzuar për pjesëmarrje në protestë në mjediset e fabrikës së pasurimit të bakrit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)