Kreu i NATO-s Stolenberg: Putini nuk po planifikon paqe, por më shumë luftë

Kreu i NATO-s Stolenberg: Putini nuk po planifikon paqe, por më shumë luftë

Sekretari i Përgjthshëm i NATO-s, Stoltenberg ka shprehur mendimin e tij për situatën e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë dhe thotë se presidenti Putin nuk po tregon asnjë shenjë se dëshiron ta përfundojë luftën.

"Ne shohim të kundërtën. Putini nuk po planifikon paqen, ai po planifikon më shumë luftë. Rusët tashmë kanë nisur operacionet sulmuese në Bakhmut ", tha Stoltenberg.

Stoltenberg, duke treguar për luftimet në Bakhmut në lindje të Ukrainës, tha se rusët tashmë po nisin operacione sulmuese dhe synojnë ta godasin akoma më shumë Ukrainën dhe gjithë sistemin energjitik të saj, duke synuar që të  ndikojnë edhe në gjendjen emocionale të popullit.

"Është e vështirë të thuhet nëse është një ofensivë e madhe apo është thjesht një lloj preludi për një ofensivë të madhe. Por gjithnjë e më shumë ushtarë dhe armë ruse po mbërrijnë atje. Rusia po përpiqet të kompensojë pajisjet dhe logjistikën e dobët me më shumë trupa. Është si hedhja e valëve të njerëzve në vijat mbrojtëse, një lloj luftimi që nuk është parë që nga Lufta e Parë Botërore. Nëse nuk ju intereson aq shumë për jetën e njerëzve, atëherë thjesht hidhni gjithnjë e më shumë prej tyre në luftë. Nëse duam që Ukraina të mbizotërojë si një komb sovran dhe nëse duam një zgjidhje paqësore nesër, atëherë duhet t'i japim mbështetje ushtarake sot. Efektiviteti i negociatave varet nga forca në fushën e betejës”, tha shefi i NATO-s për CNN.


Lajmi kryesor:

Vizitë surprizë e Biden në Kiev: SHBA ka paralajmëruar Moskën! Zenlesky: Luftë botërore nëse Kina bëhet aleate me Rusinë


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja