Pandemia e koronavirusit nuk është “as afër fundit”, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërkohë që varianti Omicron i koronavirusit ka përballur shumë shtete me rekord të infektimeve me koronavirus.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë thirrje për kujdes ndaj pretendimeve se varianti Omicron përbën më pak rrezik, vetëm sepse duket se shkakton simptoma më të lehta.
“Omicron mund të jetë më pak i ashpër, mirëpo narrativa se është sëmundje e lehtë, është mashtrim”, u ka thënë ai gazetarëve nga selia e OBSH-së në Gjenevë.
“Mos u gaboni. Omicron është duke shkaktuar shtrirje në spital dhe vdekje, andaj edhe rastet më të lehta janë duke ngarkuar sistemin shëndetësor”, ka shtuar ai.
Varainti Omicron i koronavirusit tani është dominant në shumë vende të botës, duke nisur nga Brazili e deri në Francë.
Të dhënat sugjerojnë se vaksinat ekzistuese për koronavirus janë më pak efektive në parandalim të infektimit me Omicron, në krahasim me variantet tjera, mirëpo dozat e vaksinave ofrojnë mbrojtje ndaj sëmurjes së rëndë dhe vdekjes.
Ekziston shpresë se kombinimi i njerëzve të vaksinuar dhe pjesën tjetër që ka antitrupa nga infektimi me koronavirus, mund të rezultojë me një shkallë të atij që njihet si imunitet i tufës. Kjo gjë ka rritur diskutimet nëse koronavirusi do të kthehet në endemi.
Michael Ryan, drejtor për Emergjenca në OBSH, ka thënë në një panel të organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror se “ky virus mund të mos përfundojë kurrë”, sepse një virus i tillë “mund të bëhet pjesë e ekosistemit”.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.7%
-
Të gabuar
82%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3651
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I nxehtë përvëlues ‘pushton’ Australinë, temperatura arrijnë deri në 47 gradë celsius
16 Dhjetor, 16:10
-
Cikloni apokaliptik Chido në Mayotte, viktimat mund të jenë me mijëra, 1,7 mln njerëz në rrezik
16 Dhjetor, 10:38
-
OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025
12 Dhjetor, 16:34
-
Organizata Botërore e Shëndetësisë në alert! Sëmundja misterioze në Kongo shkakton dhjetëra vdekje, prek kryesisht të rinjtë! Simptoma të ngjashme me Covid-19
6 Dhjetor, 16:37
-
Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH
2 Nëntor, 17:15
-
Studimi global ngre alarmin e miopisë tek fëmijët, celularët dhe pajisjet e tjera po i verbojnë! Okulisti: 4 në 10 fëmijë shfaqin probleme
5 Tetor, 18:14
-
Nis projekti për eliminimin e pajisjeve matëse me mërkur nga sistemi shëndetësor shqiptar
19 Shtator, 20:16
-
STUDIMI/ Ja çfarë i ndodh trupit tuaj, nëse konsumoni arrë kokosi çdo ditë! Një nga frutat më të rekomandueshëm edhe nga OBSH
1 Shtator, 18:17
-
Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Fushata për vaksinimin e 640 mijë fëmijëve fillon nesër! Në 24 orë 89 palestinezë u vranë nga Izraeli
31 Gusht, 15:33
-
OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës
30 Gusht, 15:16
-
Lufta në Gaza/ Borrell: S’ka unanimitet për sanksionet ndaj ministrave izraelitë! OBSH: Marrëveshje për pauza për vaksinimet kundër poliomielitit
29 Gusht, 22:14
-
OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik
14 Gusht, 21:13