Kreu i OBSH-së: 14% të infektimeve në të gjithë botën janë punonjës shëndetësor

Kreu i OBSH-së: 14% të infektimeve në të gjithë botën janë punonjës shëndetësor

Foto ilustruese

Punonjësit shëndetësor përbejnë 3% të popullsisë, megjithatë nga numri i përgjithshëm i infektimeve nga koronavirusi në të gjithë botën ata përbëjnë 14%.

Këtë konstatim dhe fakt e ka thënë Tedros Gebreyesus, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjatë një konference ditën e djeshme për media në Gjenevë, transmeton Telegrafi.

“Pandemia COVID-19 është një kujtesë e punës heroike të punonjësve shëndetësor” ka thënë ai duke vënë në dukje punën e palodhshme të tyre dhe rrezikun që ndërmarrin përditë për të shëruar dhe për ti qëndruar sa më pranë pacientëve dhe njerëzve në nevojë.

Tedros, në deklaratën e tij, tha se një nga shqetësimet kryesore të OBSH-së ka qenë të sigurojë që punonjësit shëndetësorë të kenë qasje në pajisjet mbrojtëse personale në mënyrë që mos të vihet në rrezik jeta e punonjësve shëndetësor ashtu edhe e pacientëve.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë