Kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit në Rusi tha se ligjvënësit rusë po i kërkojnë Moskës që të përdorë armë më të forta për të arritur qëllimet e saj në Ukrainë.
"Deputetët e Dumës Shtetërore këmbëngulin në përdorimin e armëve më të fuqishme, 'armëve të hakmarrjes', për arritjen e qëllimeve të operacionit special ushtarak", ka shkruar Vyacheslav Volodin në Telegram, përcjellin mediat e huaja.
Kina po e mbështet Rusinë në ndërtimin e një rakete të fuqishme hipersonike, që mund të arrijë shpejtësi mbi 8,000 metër/sekondë, sipas një raporti në The Telegraph.
Po ashtu mësohet që kokat bërthamore po ndërtohen duke përdorur makineri dhe mjete të specializuara prodhimi, me vlerë më shumë se 7 miliardë paund.
Rusia e ka përdorur raketën hipersonike Oreshnik, e cila është e aftë të mbajë armë bërthamore, dy herë në Ukrainë, së pari në vitin 2024 dhe për herë të dytë në fillim të këtij muaji, kur goditi një objektiv në qytetin ukrainas të Lvivit, vetëm 40 milje larg kufirit me Poloninë, një vend anëtar të NATO-s.
Por ende nuk është e qartë se për çfarë “armësh” po kërkojnë ligjvënësit në Rusi, që të përdoren në luftën në Ukrainë.
Lajmi kryesor:
Zelensky sfidon Putinin: Eja në Kiev për bisedime! Kremlini reagon për armëpushimin: Trump na ka kërkuar të ndalim sulmet deri më 1 shkurt







