NYON, Zvicër - Sot duke filluar nga ora 12:00 në selinë e UEFA-s në Nyon, po mbahet shorti për fazën play-off të Champions League. Pas tetë ndeshjeve të fazës së ligës, 16 skuadrat e renditura nga pozicionet 9 deri në atë të 24, do përballen mes tyre.
LIVE - SHORTI:
Fazat eliminatore përcaktohet me anë të një shorti të zhvilluar në përputhje me parimet e mëposhtme:
a. Çiftet rivale përzgjidhen bazuar në pozicionet e tyre në fund të fazës së ligës për të formuar katër çifte të renditura (klubet në pozicionet 9 dhe 10, 11 dhe 12, 13 dhe 14, dhe 15 dhe 16) dhe katër çifte të pa renditura (pozicionet 17 dhe 18, 19 dhe 20, 21 dhe 22, dhe 23 dhe 24).
b. Klubet në secilin çift të renditur shortohen në fazën eliminatore, kundër klubeve në secilën çift të pa renditur: klubet 9 ose 10 kundër klubeve 23 ose 24, klubet 11 ose 12 kundër klubeve 21 ose 22, klubet 13 ose 14 kundër klubeve 19 ose 20, dhe klubet 15 ose 16 kundër klubeve 17 ose 18.
Ekipet nga i njëjti shtet dhe ekipet që kanë luajtur me njëra-tjetrën në fazën e ligës mund të përballen në këtë fazë. Raundi i eliminatoreve do të jetë me dy ndeshje, me sfidat e para të planifikuara për më 17 dhe 18 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit një javë më vonë, më 24 dhe 25 shkurt.
Përballjet
Real Madridi do ketë rival të mundshëm një mes Benficas dhe Bodo/Glimt, ashtu si edhe Interi. Fakt është se Jose Mourinho me Benfican e tij do ketë përballë një mes Interit ose Real Madridit, dy skuadra ku ai ka fituar gjithçka.
Nëse Real Madridi gjen Benfican, 'Galaktikët' do duhet të 'hakmerren' për humbjen e fundit 4-2 në Portugali që i la jashtë fazës së 1/8-ave. Nëse Interi dhe Real Madridi do kalojnë këtë fazë, më pas do përballen me njërën mes Manchester Cityt apo Sportingut të Lisbonës.
Ndërkohë Juventusi në goglat që do hidhen nesër ka për të "peshkuar" një mes Galatasaray apo Club Brugge. Nëse kalon këtë fazë, 'Zonja e Vjetër' do udhëtojë për në Angli pasi përballë do ketë një mes Liverpool ose Tottenham.
Atalanta e Berat Gjimshitit do ketë rival një mes Olympiacos ose Borussia Dortmund. Nëse kalon fazën play-off, më tej bergamaskët do përballen me njërën mes Bayern Munich ose Arsenal.

Përballjet e mundshme në play-off
Tetë skuadrat e përzgjedhura:
Real Madrid (ESP)
Inter (ITA)
Paris (FRA)
Newcastle (ENG)
Juventus (ITA)
Atleti (ESP)
Atalanta (ITA)
Leverkusen (GER)
Tetë skuadrat e papërzgjedhura:
B. Dortmund (GER)
Olympiacos (GRE)
Club Brugge (BEL)
Galatasaray (TUR)
Monaco (FRA)
Qarabağ (AZE)
Bodø/Glimt (NOR)
Benfica (POR)
Rruga drejt finales së Budapestit 2026 për çdo ekip:

Komente









