Basha: Rama të bëjë si Zaev-i, është koha për një qeveri të re që drejton procesin e negociatave (VIDEO)

Kryedemokrati, Lulzim Basha ditën e sotme ka mbajtur një konferencë për mediat, duke hedhur akuza të tjera ndaj kryeministrit Rama. Sipas Bashës edhe pse Edi Rama është shkaku kryesor që BE refuzoi hapjen e negociatave ai përsëri vijon të rrijë në qeverisje ndryshe nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i cili çoi vendin në zgjedhje të parakohshme.

Ndër të tjera kreu i opozitës, Basha, deklaroi se Bashkimi Europain i ka thënë jo Edi Ramës dhe 'po' Shqipërisë, për këtë arsye sipas tij Gjermani vendosi kushte për vendin tonë.

Basha në fjalën e tij kërkoi zgjedhje të lira ku sipas tij do të formohet një qeveri që do të sigurojë kushtet e nevojshme për hapjen e negociatave.


Deklarata e plotë e Bashës:
Vleresim sipas merites eshte qendrimi i prere i vendeve anëtare per vendet që duan t’i bashkohen BE-së. Shumica e vendeve ishin të një mendje se qeveria e Shqiperise nuk e meritonte hapjen e negociatave.

Per kete u artikuluan disa kushte qe ne thelb tregojnë se qeveria ka bere hapa pas nga viti ne vit. Situata e rende ekonomike, mungesa e mundesive qe vjen prej kapjes se institucioneve dhe pabarazise para ligjit,  ka detyruar shqiptaret te largohen si azilkerkues. Krimi dhe korrupsioni jane shqetesim per vendet e Bashkimit Europian. Ndëshkimi i blerjes së e votes, funksionimi i gjykatave te larta te vendit, venia para drejtesise e te inkriminuarve dhe korruptuarve ne nivele te larta jane kerkesat e panegociueshme per hapjen e negociatave. Këto nuk janë probleme të Bashkimit Europian sic deklaron propaganda e drejtuar nga kryeministri aktual. Janë probleme të qeverisjes së tij.

Krejt e ndryshme paraqitet situata për Maqedoninë e Veriut. Asnje kusht per kete vend dhe nje mbeshtetje gati unanime per hapjen e negociatave.  Megjithatë kryeministri Zaev paraqiti dorëheqjen, i riktheu mandatin qytetarëve dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga ana tjeter qeveria jonë e cila është refuzuar nga vendet europiane, vazhdon të mos e lëshojë pushtetin, në dëm të popullit shqiptar. Ne kemi vetem nje rruge drejt së ardhmes dhe kjo eshte rruga europiane.

Europa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë. Dështimi është I Edi ramës, jo i Shqipërisë. Ky mesazh ka qene me i forte se kurre nga Gjermania qe i tha Po Shqiperise dhe JO qeverise permes 9 kushteve qe duhen permbushur. Ne Europe shkohet duke ndertuar fillimisht standartet europiane ne vendin tend.

Por kjo nuk i intereson Edi Ramës. Sepse kjo nenkupton zgjedhje te lira dhe te ndershme, ndarje te politikes nga krimi, ndarje dhe balancim te pushteteve, institucione te forta dhe te pavarura te drejtesise. Të gjithë biem dakord se rruga e vetme drejt së ardhmes është rruga europiane. Europa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë.

Pa reforma serioze, të cilat ai nuk është në gjendje dhe nuk dëshiron ti ndërmarrë, Europa do te vazhdoje ta refuzojë Ramën, dhe ne shqiptarët, do të vuajmë pasojat.

Një njeri po na mban peng të gjitheve! Kjo duhet të marrë fund. Ështe koha qe qeveria te ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, të marrë përgjegjësinë për dështimet e saj dhe t'ia kthejë mandatin popullit shqiptar.

Me një qeveri të re, legjitime që drejton procesin e negociatave, përparimi është i mundur. Ne jemi një popull i talentuar, i mirëarsimuar dhe punëtor. Ne na duhet nje qeveri e re, një qeveri që con vendin përpara në procesin e integrimit europian, qeveri e dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kushtet e BE janë udhrrefyesi yne per te dale nga kriza, per ndertuar nje Shqiperi demokratike me mundesi per qytetaret e saj.  Me politikat e duhura ne mund dhe do të të sigurojmë mirëqenie dhe përparim drejt të ardhmes europiane.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 21/10/2019 14:11

    Lul edhe sa pale zgjedhje duhet te humbasesh qe te besh doreheqje??

    Përgjigju
  • Tironsi: 21/10/2019 13:39

    O Para Laci: Ti ke thene ato qe din vetem ti, po' sa ka qe nuk i din populli sa vjedhje spektokolare ka, politika ne Shqiperi eshte SH.P.K o shoku me mire i ngacmo ka grate dhe la vajzat dhe nuk e kane problem se po' i ngacmove nga politika ekonomike shperdhejne si grehnxa,po' populli i shkrehte rrehet me nje pershendetje dhe e harron hallin e vete, jemi nje vend pa sindikata qe jane ne krah te popullit

    Përgjigju
  • goni: 21/10/2019 13:38

    Doreheqja nuk kerkohet me te lutem o edi jepe se kam 1 vit qe po ta lyp. Po kishe sovranin nga pas edhe sidomos po te kesh byth dil ne shesh te mejdanit edhe rrezoje...po mos harro, femijet leri ne shpi kete radhe jo me vete

    Përgjigju
  • Para Laci: 21/10/2019 13:01

    O popull nuk e kuptoj se cfar pritni nga Rama,po mendoni sa veta jane vrare nga hashashi,per 1 km rruge 28 milioni euro, 200 milioni Jane vjedhur nga Beqja per cakapin ku ne listat e cakpin dolen 35 mije persona te vdekur dhe 87 mije persona qe jane jashte shtetit dhe figurojne me cekap te bere, sa veta i futi ne burg per dritat ku 5 veta fukarej varen dhe veten per ne burgje, apo jane bere me pushtet te gjith ato qe jane ne kerkim ne Europe, per keto e doni Ramen

    Përgjigju
    • O Para laci: 21/10/2019 13:27

      Ore Ti gabim nuk e ke,po ca alternative na sugjeron?

  • LEKE: 21/10/2019 13:00

    a DIN MORE LULUSH SE PO TE ISHTE DIKUSH TJETER NE VENDIN TEND RAMA DO KISHTE IKUR ME KOHE

    Përgjigju
  • Pyka: 21/10/2019 12:29

    Pinoku i vogjël...haha!Ky tani ka filluar të gënjej edhe vehten...haha.O noku të fala Edit!hahaha

    Përgjigju
  • Denian: 21/10/2019 12:04

    Luli, Luli thyej qafen para se te zene me dru.

    Përgjigju
  • Populli: 21/10/2019 12:03

    Ik ti Rama te vij UNE thote Lulush karrabushi,jo Luli populli nuk te don e nuk te voton.

    Përgjigju
  • Emigranti: 21/10/2019 11:39

    Akoma ne SHQIPERI eshte ky mostra sja keni hequr pasaporten akoma....

    Përgjigju
  • Elvi: 21/10/2019 11:38

    Llap llap o Bashe

    Përgjigju
  • Vilma: 21/10/2019 11:37

    Keput qafen debil se na cave mender... me konferencat e tua te Shqupit.

    Përgjigju
  • Enias: 21/10/2019 11:36

    Lulzim kerrma nuk te voton njeri ty pleher,zhduku me gjithe Berishe Kriminelin e Ilir Ligesiren.

    Përgjigju
  • Dori: 21/10/2019 11:34

    Ik zhduku keput qafen o Lulzim se na cave menderen, debil njeri.

    Përgjigju
  • E ardhmja?: 21/10/2019 11:33

    Ky do coj përpara reformat e do udhëheq Shqipërin drejt Evropës???o merre me leng se mishi u mbarua thuaj... Shtet legenash

    Përgjigju
  • Maks: 21/10/2019 10:57

    Ik thyej qafen idjot

    Përgjigju
  • Populli: 21/10/2019 10:55

    Po ik o Lulzim se nje Parti Babale,me nje kryetar Babale vetem pocaqi nxjerr nga goja,boll se ndote dynjane o kryehajdut,njeri ordiner.

    Përgjigju
  • Salehu: 21/10/2019 10:33

    Cfare do deklaroje sot Lulushi mor aman,ky vetem xhevahire alla Sali nxjerr nga goja e tij,je koti fare pa asnje vlere njerezore dhe intelektuale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?