Maqedonia nga janari 2020 me qeveri teknike, ja si do të caktohet kryeministri! Zgjedhjet e parakohshme në 12 Prill

Maqedonia nga janari 2020 me qeveri teknike, ja si do të caktohet kryeministri! Zgjedhjet e parakohshme në 12 Prill

Oliver Spasovski

SHKUP-Pas arritjes së marrëveshjes mes partive politike, Maqedonia prej datës 3 Janar të vitit të ardhshëm do të ketë qeverinë teknike deri në përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme më 12 Prill. Por kush do të jetë kryeministri dhe si do të zgjidhet?  

Qeveria teknike do të krijohet sipas marrëveshjes së Përzhinës të vitit 2015. Në bazë të kësaj marrëveshje, qeveria teknike ka mandat 100 ditësh për organizimin e zgjedhjeve, ndërsa kryeministri teknik do të jetë nga partia që deri tani ka udhëhequr qeverinë nga LSDM-ja.

Një nga emrat që është lakuar për kryeministër teknik është Oliver Spasovski. Ndërsa VMRO-DPMNE si partia kryesore opozitare do të marrë postin e ministrit të Brendshëm, ministrinë e Bujqësisë, ministrinë e Punës Sociale si dhe poste zv/ministrash. Poste ministrore do të ketë edhe për opozitën shqiptare.

Maqedonia shkon në zgjedhje të parakohshme pasi nuk u hapën negociatat. Një ditë pas Samitit të BE-së, Zaev deklaroi se pavarësisht se Maqedonia e Veriut i kreu të gjitha detyrimet e saj, nuk u mor një përgjigje pozitive dhe se për këtë mban përgjegjësi të plotë.

Zaev ka qenë një nga mbështetësit kryesor të referendumit të 30 shtatorit 2018 mbi emrin e ri të Maqedonisë, sipas së cilës do të arrihej integrimi në Bashkimin Europian. Në mungesë të negociatave, ai dërgoi vendin në zgjedhje të reja.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja