TIRANE- Për kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, Maqedonia e Veriut i kishte plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave por është ndëshkuar vetëm për shkak të Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes që kryedemokrati organizoi me aleatët në selinë blu, Kryemadhi u shpreh se 9 kushtet e Bundestagut janë janë një dritë jeshile për të bërë të mundur që vendi ynë të ecë përpara.

Ajo u shpreh zgjidhje për integrimin e vendit do të ishte largimi i Edi Ramës, por nuk përkufizoi këtë si një kusht, ndërsa nuk ka la të kuptohet se aleatët kanë vendosur një datë për të protestën e radhës.

Menjëherë pas deklaratës nga Selia e PD, ku kërkonte zgjedhje të parakohshme dhe hidhte sulme ndaj kryeministrit Rama për refuzimin e hapjes së negociatave, kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ambasadorin britanik në Tiranë, Duncan Norman.
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:13
Negociatat/ Kryemadhi: Ka një zgjidhje, 9 kushtet e Bundestagut një dritë jeshile! Protestat në fokusin tonë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar pas përfundimit të mbledhjes së aleatëve në selinë blu se në fokus të axhendës së opozitës do të jetë intregimi i vendit. Kryemadhi tha se protesta do të ketë por nuk ka la të kuptohet se aleatët kanë vendosur një datë për të protestën e radhës.  Ajo tha se zgjidhje për integrimin e vendit do të ishte largimi i Edi Ramës, por nuk përkufizoi këtë si një kusht.

"Nuk është me axhendë politike por ka të bëjë me integrimin europian. SHBA kanë qenë partnerët tanë dhe na orienton dhe ne si opozitë. 9 kushtet e Bundestagut tregojnë se Rama largon vendin nga BE. BE e vendosi Ramën përballë përgjegjësisë. Maqedonia u ndëshkua nga mos lëvizja e qeverisë shqiptare për kushtet e vendosura nga BE. Ne e kemi shtrirë dorën për reformën zgjedhore pa të cilën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. ne nuk duhet të bëjmë më asnjë hap të gabuar. Ne duhet të jemi të gjithë në një pikë në zgjedhjet e reja që do të rrënojë këto mure kaq të larta që Rama ka ngritur. E ardhmja e Shqipërisë është BE. Rama me paturpësinë më të madhe. 99% e shqiptarëve duan të jenë pjesë e Europës sepse janë në Europë. Ka një dritë jeshile, janë 9 kushtet e Bundestagut. Unë mendoj dhe jam e bindur që gjërat do të ecin përpara. Besoj dhe jam i bindur që duhet të qëndrojmë bashkë për të zgjidhur krizën politike. Top Channel keni vetëm hallin e protestave. Kjo është një pyetje që  e bën vetëm Edi Rama. Një protestë duhet ta bëjnë gazetarët sepse është e rëndësishme të dimë kush janë shkaktarët. Protestat janë në fokusin tonë. Sot në këto dy vjet, jemi  minus 17 mln euro në importe, duke bërë që të dominojë prodhimi i huaj mbi prodhimin vendas. Ajo që është më e rëndësishme është që ne duhet t'i themi shqiptarëve të vërtetën. Protesta do ketë, ato nuk janë me axhendë por me organizim. Në axhendë kemi integrimin  e vendit në BE. Protesta do të ketë nga më të ndryshmet.  Ka një zgjidhje, që të largohet Edi Rama. Megjithatë i kemi çuar një platformë me 5 pika, të shohim reagimin dhe më pas do të vazhdojmë me hapat e tjerë. Protesta dhe aksioni politik është shumë i qartë, integrimi i Shqipërisë në BE. Kështu do të vijnë. Rama ka treguar që ka ndjenjat e skizofrenisë. Me një skizofren do të dinë si të sillen vetëm doktorët", u shpreh Kryemadhi.

Ora 17:26
Aleatët e Bashës mbërrijnë në selinë blu, mungojnë Dule dhe Idrizi

Aleatët e djathtë kanë mbërritur në selinë blu ku do të takohen me kryedemokratin Lulzim Basha. Në mbledhje me Bashën mësohet se janë kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, kreu i PAA Agron Duka, kreu i PR Fatmir Mediu dhe kreu i PDK Nard Ndoka, ndërsa mungojnë Vangjel Dule dhe Shpëtim Idrizi.