Kreu i Pfizer: Një dozë e përvitshme do ishte ideale! Po përpiqemi të gjejmë një vaksinë kundër 'Omicron' dhe varianteve të tjera

Kreu i Pfizer: Një dozë e përvitshme do ishte ideale! Po përpiqemi të gjejmë një vaksinë kundër 'Omicron' dhe varianteve të tjera

Vaksina Pfizer

Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Pfizer Inc, Albert Bourla tha sot se një vaksinë vjetore për COVID-19 do të ishte e preferueshme në krahasim me doza të shpeshta përforcuese në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Vaksina e Pfizer/BioNtech për COVID-19 ka rezultuar efektive kundër rasteve të rënda dhe vdekjeve të shkaktuara nga varianti Omicron, por më pak efektive në parandalimin e transmetimit.

Me rritjen e rasteve, disa vende kanë zgjeruar programet e dozave përforcuese të vaksinës COVID-19 ose kanë shkurtuar kohëzgjatjen mes injektimeve ndërsa qeveritë përpiqen rrisin mbrojtjen nga COVID-19.

Në një intervistë me televizionin N12 News të Izraelit, Bourla u pyet nëse ai parashikon që dozat përforcuese do të ofrohen rregullisht çdo katër deri në pesë muaj.

"Nuk do të ishte një skenar i mirë. Unë shpresoj që të kemi një vaksinë që do të duhet ta bëjmë një herë në vit," tha Bourla.

"Një herë në vit - është më e lehtë të bindësh njerëzit që ta bëjnë një gjë të tillë. Është më e lehtë për njerëzit që ta mbajnë mend. Pra, nga perspektiva e shëndetit publik, është një situatë ideale. Ne po përpiqemi të shohim nëse mund të krijojmë një vaksinë që jep mbrojtje nga Omicron, por që është efektiv edhe për variantet e tjera dhe kjo mund të jetë një zgjidhje," tha ai.

Bourla ka thënë se Pfizer mund të jetë gati të paraqesë për miratim për një vaksinë të përshtatur për të luftuar Omicronin dhe ta prodhojë atë në masë që në mars.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara thanë të premten duke cituar tre studime se një dozë e tretë e një vaksine mRNA është çelësi për të luftuar Omicronin, duke siguruar 90% mbrojtje kundër shtrimeve në spital./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic